Paul Scholes, i cili fitoi 11 tituj kampion me Manchester United gjatë karrierës së tij, thotë se skuadra e Arsenal nuk janë të aftë të dalin të fituar nga përballja e tyre me Tottenham në fundjavë.
“Nuk me merr mendja se Asenal kanë b…. për të fituar kundër “Spurs”.” 41-vjeçari ka qenë një nga kritikët më të ashpër të ekipit londinez, por edhe ai pranon se për një moment ai mendoi se Arsenal ishte kandidati kryesor për të fituar titullin këtë sezon
Teksa fliste për mikrofonat e BT Sport ai shton:
“Arsenal na ka mashtruar pak gjatë këtij sezoni. Mendova se këtë vit kishin shtuar elementet e duhura për t’u shpallur kampionë.
Por edhe njëherë ata kanë zhgënjyer, si gjithmonë, kur ka momente që duhet të tregojnë se kush janë, ata humbin guximin dhe nuk arrijnë të fitojnë në ndeshje të rëndësishme. Mendoj se Wenger do të jetë nën presion shumë të madh nëse ata nuk e fitojnë titullin këtë sezon.”
Arsenal ka humbur në tre ndeshjet e fundit, gjë që nuk ndodhte që prej vitit 2010.