Klubet e mëdha angleze largohen nga Champions League?

2 Mars 2016, 16:15Sport TEMA

Në Angli hidhen hapat e parë për të “vrarë” Championsin. Sic bëjnë të ditur tabloidët britanikë, drejtuesit e Manchester City, Manchester United, Arsenalit dhe ChelseaT, 5 klubet më të mëdha të Premier League kanë patur një takim sekrete në Hotel Dorchester të Londrës për të folur mbi projektin e një SuperLige Europiane të manjatit amerikan Stephen Ross. Thë Sun madje ka publikuar dhe imazhet e drejtuesve të këtyre klubeve ndërsa largohen nga hoteli pas takimit.

Një turne i tillë do të ishte jo vetëm goditja më e madhe e futbollit anglez pas krijimit të Premier League në 1992 por dhe fillimi i fundit të Champions League. Ross pronari i Miami Dolphins në futbollin amerikan, ka shfaqur interes për biznesin e futbollit europian, dhe është një nga promotorët e International Champions Cup, turneut veror ku marrin pjesë disa nga klubet më të mëdha të Europës, si Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool , Real Madrid ndër të tjerë, që kryejnë përgatitjet parasezonale në Shtetet e Bashkuara.

Turneu i ri do t’ju mundësonte klubeve angleze të mateshin vetëm me rivalët e mëdhenj europianë, si dhe të evitonin rrezikun që të humbisnin miliona në rast moskualifikimi në Champions përmes klasifikimit në kampionat.

Ky projekt përshembull do të ishte një bekim për Manchester United, Chelsea dhe Liverpool që mund të mbeten jashtë Championsit këtë sezon si pasojë e edicionit të jashtëzakonshëm që po bëjnë skuadra si Leicester apo Tottenham.

Sic bën të ditur Daily Mirror ideja e klubeve angleze është që të ftojnë në këtë turne edhe gjigandë të tjerë të Europës si Barcelona, Real Madrid, Milan, Inter apo dhe Olimpiakos.

Manchester United dhe Liverpool kanë dhënë miratimin për këtë ndërsa dhe Arsenal dhe Manchester City nuk dëshirojnë të humbasin mundësinë për tu bërë pjesë e projektit.

Nëse Ross ja arrin të vërë më në fund në jetë projektin e tij për SuperLigën Europiane ky do të ishte dhe fundi i Championsit dhe njëkohësisht një nga ndarjet më të mëdha në historinë e futbollit.

2 komente në “Klubet e mëdha angleze largohen nga Champions League?”

  1. Ee says:

    Ky robqir gazetar bayernin ku e la para olympiakosit .. Dhe o cop kari ke shkrujt 4 ekipe ku i nxorre 5 ekipet elit ? Ajde gazet ajde

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Kam bere nje shkrim per ket’ problem tek gazeta “Panorama Sport ” ,jo me larg se 2 dite me pare .
    Formatimi i nje kampionati te tille ( le ta quajme keshtu ) do te ishte vrases per vete Anglezet te cileve u ka ngelur ora tek koha e ALF RAMSEY-t , thelle ne vitet e fundit 60 dhe fillim vitet ’70 .ate bote kur luhej me centrata .
    Futbolli Ishullor KURRE nuk evoluoi per keto 40-45 vite por ngeli po ai futboll ,porse i psuruar me se shumti me elemente te RUGBY-se .
    Une do te ishja dakord me nje tjeter formatim ,te cilin une e konceptoj keshtu :
    Ne edicionet e perviteshme te Ch-Leagues nuk duhet te fillohet me 32 skuadra te ndare ne 8 grupe ,por si faze PARA-ELEMINATORE duhet te zhvillohen dhe 1 raund me shume nga ku te percaktohen vetem 16 skuadra pjesemarrese te ndara ne 4 grupe me nga 4 skuadra .
    Keshtu cdo ndeshje e ketij kompeticioni do te ishte nje DERBY e vertete .
    Kjo dhe per arsyen e thjeshte qe tu hiqte qafe dhe subjektivizmin e X,Y apo Z-eta futbollisti qe del shenuesi me i mire ne kete kompeticion duke u shenuar ekipeve te “KREVATIT” ,te cilet me se shumti vijne ne grupet e Ch-Leagues ,nga vendet lindore ,por nuk mungojne dhe ato ekipe nga vendet perendimore .
    Te zhvillosh nje Super kampionat ne mesjave me ekipet me te mira te kontinentit me 15-16 skuadra ,qe don te thote se me 2 ndeshje VAJTJE-ARDHJE ,do te kishim plot 30 jave ne harkun e nje viti sportiv .
    Kjo do te ishte vete-vrasese me shume se c’eshte deri me tash per ekipet e botes se “DYTE-TRETE ,e te KATERT ” ,prej nga furnizohen me lojtare ekipet e “BOTES se PARE “.
    Dhe kesaj ti shtosh edhe pjesemarjen e ketyre ekipeve “SUPER-SUPER -ELITE ” ,duhet te zhvillojne edhe kampionatin e tyre kombetar ,plus dhe Kupen perkatese te shtetit prej nga vijne pjesemarresit e ketij aktiviteti .
    Kjo nuk eshte projektuar nen Egjiden e nje kompeticioni te forte ,por nen ate te fitimit te shumave kolosale qe do te vinin nga te drejtat televizive ,nga imazhet e lojtareve dhe nga reklamat e kompanive apo korporatave te manjateve te modes e ku di une tjeter ,dhe nga na tjeter do ta VRISNIN futbollin e te ashtuquajturave vende te boteve te ulta te cilat i kam permendur me lart .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje