Kapriçot e Perez, ikën edhe Zinedin Zidane

29 Shkurt 2016, 16:13Sport TEMA

Periudha e Zinedine Zidane në stolin e Realit të Madridit mund të jetë shumë më e shkurtër nga sa parashikohej.

Barazimi me Malagan dhe sidomos humbja e fundit në derbin e Madridit ndaj Atleticos nuk janë kapërdirë aspak mirë nga  presidenti i Los Blancos, Florentino Perez, dhe sipas asaj që raporton gazeta katalanse Sport, numri 1 i Realit po mendon seriozisht shkarkimin francezit për të emëruar në krye të skuadrës që nga vera e ardhshme trajnerin aktual të Atletic Bilbaos, Ernesto Valverde.

Edhe pse vetëm pak javë më parë Zidane firmosi një kontratë që e lidh me Realin deri në vitin 2018-të, në shtëpinë e klubit merengues nuk janë aspak të kënaqur nga puna e francezit dhe kjo është një nga arsyet kryesore që mund të sjellë largimin e ish- mesfushorit nga drejtimi i skuadrës.

Në momentin që ul në stolin e Realit, francezi solli një entuziasëm të madh në skuadër, pasi për më tepër Los Blancos i fituan me rezultate të thella 5-0 dhe 5-1 dy ndeshjet e para me Zidane në stol, respektivisht ndaj Deportivo La Corunas dhe Sporting Gijon.

Gjtihsesi, gjërat morën një tjetër rrjedhë me kalimin e javës dhe tashmë Reali i Madridit e sheh veten plot 12 pikë pas Barcelonës kryesuese.

Për titullin kampion nuk mund të flitet më dhe kjo gjë e penalizon jashtëzakonisht francezin Zidane, i cili edhe pse është një legjendë e klubit, me shumë gjasa do të ketë fatin e Ancelottit dhe Benitez, pasi janë rezultatet që e dënojnë.

Perez edhe pse ishte ai që e emëroi francezin në krye, nuk beson më te aftësitë e Zidanit si trajner.

Përsa i përket Ernesto Valverdes, drejtuesit e Realit vlerësojnë jashtëzakonisht punën që ka bërë tekniku spanjoll në krye të një klubi si Athletic Bilbao gjatë këtyre viteve.

Valverde ka një kontratë me skuadrën baske deri në përfundim të këtij sezoni dhe nëse në drejtim të tij do të vinte një ofertë nga Reali, vështirë se ai do ta refuzonte.

1 komente në “Kapriçot e Perez, ikën edhe Zinedin Zidane”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    “GMT” , e ka bere anatomine shpirterore te Berberit Zidane .
    Sikur u bene shume ,por ne nuk kemi faj qe te themi :
    Who is NEXT ,NEXT ,NEXT,NEXT .
    Ai ,Wagabondi plak PEREZI mund te mare ke te doje ,por problemi eshte se Reali eshte TABORR i SHKAPERDINUAR .
    Edhe sikur te arrije Rrali qe te mare Ch-League ,do te jete rastesi sepse Zyhdiu qe kurse e mori Realin e gjeti -2 pike mbas BARCES dhe tani atij i rane rruges edhe 7 Pike dhe shkoi -9 Pike ( ketu une nuk e llogarit 3 pikeshin qe Barca ja mori Sporting Gijonit ne daten 17 shkurt sepse ajo ishte ndeshje e prapambetur qe nga data 20 dhjetor ,kur ate bote Barca ishte e angazhuar me Kupen e Botes per klube ).
    Zidane ka mungese te theksuar personaliteti sepse vjen nga GETOT ,pavarsisht se jeton ne france ai nuk i shpeton dot origjines se ALI BABAIT .
    Kam bere nje shkrim dje ku nuk e atakova NALDEN kur beri ate deklarate prej idioti dhe jo dipllomati ,qekurse kumtoi se ne ngelem kaq pike mbas seps ekemi pat demtime .
    Po mire more mu……ster mu… kujt ja shet ti keto dengla ?
    Per cdo rast ekipi duhet te kete alternativa ku te kete nje ekip te dyte qe te plotesoje demtimet .
    Tani Nalda thote qe me mungon Bale ,kur BALEN ,NALDA e beri qe ky i fundit te pajtonte nje Psikolog sepse vuante nga SINDROMA Ronaldo .
    Nuk besoj se do ta zgjidh problemin VALA e GJELBER e A. BILBAOS .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje