Deklarata të rënda ato të Cristiano Ronaldos pas disfatës në derbin e Madridit.
Portugezi u përpoq më pas të korrigjohej duke pretenduar se ishte keqkuptuar, por në fakt deklaratat eksplicite të portugezit duket se lënë pak vend për keqinterpretime. Menjëherë pas ndeshjes Ronaldo në fakt akuzoi shokët e skuadrës me pak elegancë ndërsa u shpreh:
“Nëse të gjithë do të ishin në nivelin tim ndoshta do të ishim të parët në klasifikim. Të gjithë sezonet sipas medias duket sikur unë luaj për dreq, por numrat dhe statistikat nuk gënjejnë. Nuk dua të minimizoj kontributin e asnjë shoku të skuadrës por kur nuk janë më të mirët në fushë është e vështirë të fitosh. Mua më pëlqen të luaj me Pepen, Benzema, Bale, Marcelon. Nuk dua të them që Jese, Lucas e Kovacic nuk janë të zotët por..”.
Deklaratë vërtet të forta që bënë menjëherë xhiron e botës. Duke e kuptuar efektin më pas Ronaldo u përpoq të korrigjohej ndërsa u shpreh për të përditshmen madrilene Marca.
“Kur thashë ashtu po i referohesha nivelit tim fizik. Nuk jam më i mirë nga asnjë prej shokëve të mi të skuadrës”.
Më pas portugezi nuk kurseu dhe një “shigjetë” në drejtim të trajnerit të mëparshëm Benitez.
“Nuk e di nëse kjo ndodh për përgatitjen e gabuar fizike në fillim të sezonit, por kemi shumë dëmtime, dhe kjo na dëmton”.
Përtej deklaratave të Ronaldos e sigurt është se Reali i ka larë duart me La Ligan, dicka që e pranoi dhe Zidane që në fillim të konferencës për shtyp./SS
Ik more DEBIL se ti ju shenon vetem ekipeve te krevatit sic thote Totila….
Ne kete rast ka te gjithe te drejten e zotit ,ne ate qe kumton .
Por problemi i Realit eshte PANGOPESIA e WAGABONDIT PEREZ i cili perfiton shuma kolosale nga shit-blerjete e lojtareve .
Me ndeshjen e se shtunes te dates 27 shkurt ,pashe nje Real te percudnuar kunder ATLETIKOS ,me lojtare te padegjuar .
Ronaldo ,per hir te se vertetes luajti shume mire ,por nuk eshte faji i tij ,por i prseidences qe sjell ne krye te Realit ,Trajnere te pa-provuar .
Zidane mund te behet trajner shume i mire ,por nuk duhet qe ti kaloje shkallet 2 dhe nga 2 .