Gianni Infantino është zgjedhur në krye të FIFA-s pas raundit të dytë të votimit në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë të premte në Zyrih.
Italo-zvicerani arriti të marrë 115 vota në raundit e dytë të votimit, ndërsa sheiku i Bahrejnit Al Khalifa u rendit i dyti me 88 vota, princi i Jordanisë, Al Hussein, 4 vota, ndërsa Jerome Champagne nuk arriti të merrte asnjë votë në këtë raund.
Raundi i parë i votimit nuk arriti të zgjidhte presidentin pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të merrte dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e dytë ishte Gianni Infantino që arriti të zgjidhet presidenti i organit më të lartë të futbollit botërorë, duke zëvendësuar në këtë post të larguarin Sepp Blatter.
Gianni Infantino është avokat zviceran me origjinë italiane.
Ai mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s.
Programi i tij përmban zgjerimin e Kupës së Botës me 40 ekipe kombëtare, 5 milionë dollarë për çdo katër vjet për çdo federatë dhe 40 milionë dollarë për çdo konfederatë.
Habi e madhe !hoqen nje mafioz ,per te futur nje tjeter mafioz,,,,, aferat korruptive te fFIFA nuk kane per te mbaruar kurre dhe makaronat jane numeri -1 per te tilla dallaveresh
Tani e siguruan FIFA-n.
Hahaha hahaha, presidenca u çvendos vetëm 15 km në lindje. ?
Sepp Blater është nga Visp, Infantino nga Glis.
Një leverdi ndoshta mund të kemi. Në rininë e tij Infantino ka pasur shumë shoqëri me çunat e Kosovës që kanë qenë refugjat në atë zonë. ?
9km
Infantino eshte zvicerian dhe zvicerianet jane numri nje I dallavereve
Shiko Tema se Infantino eshte zviceran e jo italian…..
Eshte ZVICERAN nuk eashte italian .
Infantino eshte Zvicerian aq sa eshte G.Xhaka .
Infantino eshte lindur ne Zvicer por prinderit i ka Italian. Babin e ka Kalabrez ,kushedi ,ndoshte Arberesh se ajo Kalabri si toke shqipesh eshte.
“Delfini” i platinovic dhe komshiu dera deres i Bossit Mbret Blatter!
Jo keq si ecje mbrapa!