Ronaldo në dietë për një karrierë sa më të gjatë

24 Shkurt 2016, 16:30Sport TEMA

Cristiano Ronaldo në dietë për të zgjatur sa më shumë karrierën.

Një lajm me të vërtetë shumë interesant ky që publikohet nga mediat spanjolle.

Sulmuesi i Realit të Marditit e ka mëse të qartë se për të luajtur edhe për disa vite të tjera në nivelet më të larta, duhet të kujdeset për trupin e tij dhe kjo është një nga arsyet kryesore se Ronaldo që nga momenti që mbushi 30-vjec ka nisur një dietë të vecantë.

Edhe për një shkëmb si ai, për faktin se është shumë i fortë fizikisht nuk është e thjeshtë një ruajë një nivel kaq të lartë në futboll për vite me radhë.

Pas refelktimeve dhe këshillemeve të shumta me personat që kujdesen për shëndetin e tij Ronaldo e kuptoi se duhet të ndryshonte mënyrën e të ushqyerit por edhe programin e përgatitjes fizike pasi vetëm kështu mund të arrinte atë që dëshironte.

Portugezi në këtë 1 vit e gjysmë që ka ndjekur një program të tillë ka humbur jo pak në masë muskulare.

Nga Janari i 2015-tës e deri më sot 3 herë fituesi i Topit të Artë, ka rënë dy kilogram në peshë, fryt kjo e dietës që po aplikon me objektivin për të fituar shpejtësinë e humbur gjatë këtyre viteve si pasojë e shtimit në masë muskulare.

Aktualisht CR7-ta peshon 78 kilomgram një peshë mëse normale për një futbollist me gjatësinë e tij.

Detaje këto që tregojnë se suksesi i Ronaldos e ka një arsye dhe ajo është se punon fort për të marrë gjithmonë më të mirën nga vetja./ SS

3 komente në “Ronaldo në dietë për një karrierë sa më të gjatë”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    RonaldA le te shikoje peshen e tij sepse MESSI-MIJUSHI peshon Trofete ,te cilat jane Bajagi shume ,ndersa te tjera Trofe ,te pakten edhe 3 Sosh do ti shtohen Atij kete edicion .
    NALDA ,te shikoje te lyeje Buzkat me te kuq ,te heq vetullat sikurse putanat ,bile kush e vuri re ne ndeshjen me Romen vetullen e majte e kishte pergjysmuar te prere .
    Epo helbete ,se RonaldA eshte dhe imazhi i kompanive te ndryshme te modes qe reklamojne BEQIRET .
    Hajde lajm ,hajde qe po na servirni sot ne kete portal .
    Pse nuk hapni nje rubrike per te pare se si luhet futbolli tek ne dhe se kush po e degjeneron kaq shume kete loje te bukur .

  2. byli says:

    Si perfundim nuk e morem vesh cila eshte dieta ? Hajde lajm hajde

  3. england says:

    Ta duash profesionin tend ben dhe te tilla sakrifica,dikush qe ka deshire te vazhdoje te luaje futboll ne nivele te larta mund ti beje keto,futbollin po e fillove qe ne femijeri,eshte veshtire te ndahesh prej tij,te behet pjese e jotja(kush ka luajtur sado pak mund ta kete provuar).Ronaldo eshte personifikimi i futbollit tashme dhe ne linja fizike,pasi ne nivele loje per gjate gjithe ketyre viteve ka shkelqyer,dhe ka mbajt nje ritem qe eshte e veshtire per ecurine ne vazhdimesi
    Profesioni i futbollisteve eshte ndryshe nga te tjeret,futboll mund te luash dy,pese apo 10 vite dhe me pas ose do jetosh me fitimet nder vite,ose do gjesh nje pune tjeter te vazhdosh te jetosh,Ronaldo po e shfrytezon imazhin e tij me se mire,kjo tregon se qenka dhe djale i zgjuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje