Dhuna në futbollin shqiptar: Portieri maskohet si polic, për të mos e rrahur tifozët kundërshtarë

23 Shkurt 2016, 11:36Sport TEMA

Trajneri i ekipit të Domosdovës, Erald Karriqi dhe portieri Josel Shtrepi në një rrëfim për gazetën Shqiptarja.com tregojnë tmerrin e përjetuar në ndeshjen përballë Gramozit në Ersekë në Kategorinë e Dytë, ku u sulmuan nga lojtarët e ekipit vendas.

“Nuk e di pse u sulmova, as nuk i ofendova dhe as nuk i provokova. 2’ nga fundi arbitri me nxori me karton të kuq dhe e falënderoj se më shpëtoi, pasi nëse do të rrija në fushë deri në fund do të rrezikoja shumë. Falë Zotit shpëtova pa pasoja, pasi më mbrojti policia duke më nxjerrë me shpejtësi.

Madje njëri nga policët më vendosi kapelen e tij në kokë për të më kamufluar si efektiv policie për të dalë nga fusha, pasi po më sulmonin nga të gjitha anët.

Familja u trondit kur pa pamjet, por sporti është më i keq se droga, pasioni është i madh, prandaj do të vazhdoj përpara edhe pse me vështirësi”u shpreh Josel Shtrepi.

Ndërsa trajneri Karriqi tha “kërkoj që të përjashtohet Gramozi, kur kanë ardhur në Përrenjas i kemi pritur me ujë dhe respekt, ata na dhunuan, por falë Zotit shpëtuam”tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje