Zidane sheh probleme mendore te James, i sugjeron psikologun

22 Shkurt 2016, 16:06Sport TEMA

Zinedine Zidane është aq i pakënaqur me qëndrimin dhe kontributin e ulët për ekipin të James Rodriguez, sa i ka rekomanduar futbollistit kolumbian që shkojë te një psikolog. Trajneri francez është shumë i shqetësuar në lidhje me performancën e dobët të Jamesit, e cila, sipas mendimit të tij, mund të vijë për shkak të mentalitetit të tij të dobët. “Zizou” beson se lojtari i tij duhet të ketë më shumë personalitet për të luajtur me një klub të rangut të Real Madridit, ndaj James Rodrigues ka nevojë për ndihmë.

Kolumbiani nuk ka qenë në lartësinë e duhur këtë sezon, shumë larg atij lojtari që shkëlqeu në vitin e tij të parë me “Los Blancos”, nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Ai e ka humbur edhe pozicionin e titullarit për shkak të rendimentit të tij të ulët. Që kur Zidane e mori drejtimin e Realit të Madridit nga Rafa Benitez, mesfushori kolumbian ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë, kundër Espanyol, ndërsa në sfidat e tjera ka pasur disa minuta në fushë. Trajneri beson se nuk është mirë fizikisht, kështu që është në një gjendje të keqe të të gjithë fuqisë punëtore.

James ka kaluar disa incidente që nga fillimi i sezonit, jashtë fushe, çka ka ngritur dyshime mbi aftësinë e tij për të përmbushur normën e konkurrencës së lartë, siç kërkohet nga Real Madridi. Veprimet e tyre e vazhdueshme kundër rregullores së disiplinës së klubit madrilen, pesha e tij dhe flirtimet me jetën e natës në Madrid e kanë vënë në dyshim të ardhmen në “Bernabeu”. Problemet me policinë, gjithashtu, të bëjnë të mendosh se James është i papërqëndruar edhe në jetën e tij personale.

Lojtari kolumbian është ndjekur për disa kilometra nga një makinë policie, sepse po ecte me mbi 200 km/orë shpehjtësi. Pavarësisht nga urdhërat e përsëritura të zyrtarëve, ai nuk pranoi për ta ndaluar makinën, deri sa arriti në qytetin sportiv të Valdebebas. Justifikimet e futbollistit ishin të tilla, se kishte frikën e një rrëmbimi. Të tilla momente e kanë detyruar Zidane të ngrejë dyshime për forcën e tij mendore.

1 komente në “Zidane sheh probleme mendore te James, i sugjeron psikologun”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Zidane ,eshte i turbullt dhe nuk ka idera taktike ,ka shterpesi .
    Anceloti ishte i vetmi trajner qe do ta conte perpara Realin .
    Reali ne takimin me Malagen e kishte mbrojtjen CARCAF ,aq sa po te ishte ndonje ekip tjeter duhet ti kishte shenuar 4 apo 5 gola .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje