Skuadra e Lazios kërkon të bëjë një tjetër goditje në merkato të stilit Miroslav Klose. Drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ka qëndruar në Turqi pas ndeshjes së Europa Leagues me Gallatasarayn, që përfundoi 1-1. Mediat italiane kanë zbuluar se qëllimi i Tares është arritja e një marrëveshjeje me drejtuesit e Fenerbahces për trnasferimin në Romë të Robin Van Persit, i cili iu bashkua skuadrës nga Stambolli në korrik të vitit të kaluar.
32-vjecari nuk është i kënaqur me aventurën në Turqi, madje nuk ka ndërtuar marrëdhënie të mira as me trjanerit portugez Vitor Perreira, që nuk po e aktivizon në vazhdimësi. Synon të përfitojë nga kjo situatë Lazio, e cila e kërkoi me ngulm lojtarin edhe gjatë verës së kaluar, por ish-sulmuesi i Manchester United zgjodhi Fenerbahcen.
Në fakt Van Persi nuk është objektivi i vetëm i klbit italian në tregun turk. Tare kërkon të përfitojë nga raportet e mira mes Lazios dhe Gallatasarajit por edhe nga problemet ekonomike të klubit turk për të rrymbëyer të tjerë elementë të rëndësishëm sic janë belgu Jason Denayer dhe holandezi Ryan Donk. Gallatasaray do të jetë i detyruar të lejojë largimin e disa prej yjeve të skuadrës për shkak të Fair Playt financiar./SS