Inter, Jovetiç e Ljajiç drejt largimit?

18 Shkurt 2016, 15:57Sport TEMA

Te Interi nuk ka vënd për të gjithë.

Rezultatet e dobta të arritura në takimet e fundit, kanë detyruar trajnerin e zikaltërve Roberto Mancini, që për sezonin e ardhshëm të bëjë një tjetër revolucion në ekip.

Në bankën e të akuzuarve janë Adem Ljaic, Stefan Jovetic dhe Alex Telles.

Të tre këta futbollistë janë transferuar te Interi në formën e huazimit me të drejtë blereje, por mesa duket asnjëri prej tyre nuk do të blihet.

Dyshja Eder-Palacio preferohet më shumë nga tekniku 51-vjecar.

Marrëveshja për huazimin e Adem Ljaic, nuk e detyron Interin ta blejë përfundimisht lojtarin.

Disi me e komplikuar është marrëveshja për malezezin Stefan Jovetic.

Klauzola e sulmuesit, detyron drejtuesit e klubit zikaltër ta blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Manchester City në verën e vitit 2017-të.

Momentalisht Man.City i konsideron të arkëtuara 14.5 milione euro nga kalimi i Jovetic te klubi zikaltër.

Nisur nga kjo drejtori sportiv i Interit Ausilio është në pritje të agjentit të lojtarit, për të gjetur një skuadër që është e interesuar për shërbimet e tij.

Alex Telles gjithashtu nuk është më në planet e Mancinit për sezonin e ardhshëm.

Momentalisht zikaltërit nuk mund tja lejojnë vetes të shpenzojnë 8.5 milione euro për brazilianin.

Por, nëse drejtuesit e Galatasaray vendosin të ulin vlerën e kartonit të lojtarit, ndoshta situata mund të ndryshojë, edhe pse Interi ka vënë në qëndër të vëmendjes mbrojtësit Criscito dhe Coentrao.

I vetmi që duket se e ka siguruar qëndrimin nga lojtarët që janë transferuar te zikaltërit në formë huazimi është Miranda, ndërsa për pjesën tjetër e ardhmja është në pikëpyetje./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje