Johan Krujf: “Ai meriton dhjetë për faktin që bën atë që bën. Ai është një sensacion, por mund të përmirësohet ende. Duhet të dijë se kur ta lëvizë topin me shpejtësi dhe kur të provojë të pamundurën. Kur ta mësojë këtë, nuk do të fitojë një top të Artë, por një koleksion të tërë”.
Karlos Tevez: “Shpejtësia e tij është shastisëse. Ai kalon nga 1 në 100 brenda një sekonde. Unë jam vazhdimisht në prani të futbollistëve të mëdhenj si Kristiano dhe Runi, por ky njei është një hap përpara çdo futbollisti tjetër të madh të momentit. Jo vetëm është i shpejtë, i vendosur dhe tejet inteligjent me topin, por edhe lëvizjet e tij pa top janë fantastike – i pabesueshëm, për ta përmbledhur me një fjalë’.
Juan Sebastian Veron: “Unë shoh Maradonën, sa herë që ai merr topin dhe nxiton. Duhet ta mbrojmë. Unë personalisht do ta fusja në një sirtar në komodinën pranë krevatit tim”.
Arsen Venger, trainer i Arsenalit: “Kush është futbollisti më i mirë në botë? Leo Mesi. Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Leo Mesi”.
Diego Maradona: “Unë kam parë futbollistin që do të trashëgojë vendin tim në futbollin argjentninas, dhe ai quhet Mesi. Mesi është gjeni dhe ai mund të bëhet futbollist edhemë i mirë”.
Rafael Van der Vart: “Futbollisti më i mirë që kam luajtur kundër? Mesi. Ai na ‘vrau’”.
Huntelaar: “Kush është më i mirë, Mesi apo Ronaldo? Mesi. Ronaldo është i mirë, por Mesi është dhjetë herë më i mirë”.
Kasano: “Mesi është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, prandaj unë pëlqej më shumë Barcelonën se sa realin e madridit”.
Arda Turan: “Mesi apo Ronaldo lojtari më i mirë në botë? Në botë do të thoja Ronaldo. Mesi është nga një tjetër planet”.
Roi Kin: “Teksa rritesha isha një fans i madh i Maradonës, dhe nga futbollistët e sotëm Ronaldo është i mirë, por Mesi është më i miri që kam parë ndonjëherë. Unë nuk lëshoj kollaj vlerësime, por Mesi e meriton. Unë kërkoj dobësi në lojën e tij dhe nuk i gjej”.
Havier Maskerano: “Ndonëse mund të mos jetë njerëzor, është gjë e mirë që Mesi mendon se është. Ai luan sport si nga një tjetër planet”.
Fabio Kapelo: “Në gjithë karrierën time, nuk kam parë kurrë një futbollist me një cilësi dhe personalitet të tillë, në një moshë kaq të re, sidomos kur mban fanelën e rëndë të një prej klubeve të mëdhenj të botës”.
Raul: “Dje po shihja një ndeshje të tijën. Po ecte me topin me shpejtësi të plotë. Nuk e di sa prekje bëri, pesë apo gjashtë, por topi ishte si i ngjitur me zamkë pas këmbës. Eshtë praktikisht e pamundur!”
Xhon Terri: “Për mua, Mesi është më i miri i të gjitha kohërave. Eshtë kënaqësi të kem zbritur në fushë kundër tij, dhe kur të përfundoj karrierën, do të kthej kokën pas, krenar që kam luajtur kundër më të mirit”.
Zidan: “Pjesën më të madhe të kohës Mesi bën diferencën, Ai sheh gjithmonë përpara, nuk e pason kurrë topin prapa, apo anash. Ka vetëm një ide në kokë, të vrapojë drejt portës. Kështu që, si ne na mbetet veç ta shijojmë shfaqjen”.
Filipe Skolari: “E vetmja gjë e keqe për jetën e Ronaldos është Mesi. Po të mso ishte Mesi, ronaldo do të ishte futbollisti më i mirë në botë, për pesë vite resht”.
Radamel Falkao: “A është Mesi lojtar real, apo personazh në Play Station?”
Neimar: “Eshtë shumë e thjeshtë, Mesi është më i miri në botë, dhe nëse i lë pak hapësirë, ai mund të bëjë çfarë të dojë”.
Majkëll Ouen: “Nuk e besoj që ndokush duhet ta ketë luajtur lojën e futbollit aq mirë sa Mesi”
Franc Bekenbauer: “Mesi është gjeni. Ai ka gjithçka. Kur e shoh, shoh një lojtar që është shumë, shumë i zoti dhe të majtën e ka si Diego Maradona”.
Ronaldo (Brazil): “Nuk ka dyshim që Leo Mesi është futbollisti më i mirë në botë”.
Hristo Stojçkov: “Dikur thoshin se mua më ndaloje vetëm me pistoletë, por sot duhet një mitraloz për të ndalur Leo Mesin”.
Mishel Platini: “Mesi është futbollisti i madh i këtij brezi, ashtu sikurse ka pasur futbollistë të mëdhenj të brezave të tjerë”.
Luis Figo: “Për mua, të shoh Mesin tek luan është kënaqësi – është si të kesh orgazmë – është një kënaqësi e pabesueshme”.
Rud Gulit: “Ai është që tani më i miri në botë. Eshtë një talent i jashtëzakonshëm. Unë ende mendoj se Diego është futbollisti më i mirë që kam parë, por Mesi po i afrohet shpejt. Jemi me fat që e shohim”.
Zllatan Ibrahimoviç: “Mesi ka më shumë dhunti natyrore se sa Ronaldo. Mesi nuk ka nevojë për këmbën e djathtë. Ai përdor vetëm të majtën dhe është sërish më i miri në botë! Imagjinoni sikur të përdorte edhe të djathtën. Atëherë do të kishim probleme serioze!”
Radomir Antiç (Trainer) – “Mesi është Mozarti i futbollit”.
Masimo Morati: ‘Mesi është i vetmi futbollist për të cilin do të çmendesha”.
Gerd Myler: “Teknikisht, mesi është i shkëlqyer. Golat e tij janë brilantë. Dhe pavarësisht se është gjeni, ai nuk është futbollist egoist”.
Robert levandovski: “Leo Mesi është magjik!”
Bufon: “Nuk ka gjasa që ndonjë qenie njerëzore do të përsërisë ndonjëherë shifrat e tij”.
Geri Nevill: “Mesi është futbollisti më i mirë në botë, nuk ka dyshim. Mendoj se jemi gjithmonë nervozë kur quajmë më të mirët në botë, lojtarë që janëvetëm 23 vjeç. Por nuk duhet të jemi. Duhet të pranojmë se po e shohim mu përpara syve tanë. Ky është një tapent special, më i miri që kemi parë ndonjëherë”.
Erik Kantona: “Mesi është i jashtëzakonshëm. Kur e sheh, ndien se brenda tij ka një fëmijë, dhe ai po bën realitet nëj ëndërr fëmijërie. Eshtë një lojtar i madh jo vetëm për sot, por edhe për nesër”.
Jurgne Klop: “Mesi është më i miri. Duhet të ketë jetë diku, në një tjetër planet. Sepse ai është shumë i mirë dhe ne jemi shumë të këqinj për të.
Samuel Eto’o: “Mesi është Zoti, si njeri dhe si lojtar. E kam njohur që kur ishte i vogël dhe e kam parë të rritet. Ai i meriton të gjitha. Shpresoj që një ditë të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën”.
Ksavi: “Eshtë e qartë që Mesi është një shkallë më lart se gjithë të tjerët. Ata që nuk e shohin, janë të verbër”.
Frenk Riberi: “Mesi është klas. Eshtë ai dhe janë gjithë të tjerët. Ajoq ë bën ai është e jashtëzakonshme. Meriton admirimin e të gjithëve”.
Faleminderit per permbledhjen.
Do te perifrazoja vetem Legjenden GERDHARD MULLER dhe asnje tjeter .
Po ajo cka e ben GJENI te “voglin ” e MADH MESSI ,eshte ana e tij njerezore .
Une zbavitem me LOJEN e tij dhe pres me padurim SHFAQJEN e radhes .
E cuditeshme ,por ai nuk eshte egoist ,por perkundrazi ,ALTRUIST .
Qe Messi do behej thjesht me i miri kete e kam kuptuar qe kur ai ishte 16 vjec dhe luante kryesisht miqesoret, nonje ndeshje kupe e pak minuta kampionat dhe kur i beri gjemen Celsit te Muronjos ne katershe ne vitin 2006 ne mes te Londres, cka e pagoi me demtim
Qe nga ajo kohe ka njohur vetem ngjitje, e per me teper nuk eshte aspak prepotent sic jane shumica e ketyre qe mbahen per te medhenj
Nese vazhdon keshtu, veshtire se do e zbresi njeri nga ai fron per shume shekuj, jo vite
Por ata qe ende nuk e kuptojne se me cfare lojtari kane pasur te bejne keto 10-12 vjet, thjesht jane te verber dhe s’duan te shikojne, ose jane shume egoista, prepotente, hipokrite ose qe jane tifoze te semure te realit, murinjos me shoke e keshtu me radhe
I miri mbetet thjesht i mire dhe kushdo qe ta shaje ai s’ka nevoje per fjale te bukura apo shp[jegime se e di qe shumica e vleresojne, miqte e kuptojne, armiqve nuk ke cfare u shpjegon….
Pershendetje mikut tim Totila qe ka qene shume me shume se objektiv ne kete ceshtje
por megjithate ka pasur dyshime te vogla kete sezon per Barcen??!!
“AKREP ” !
Te pershendes dhe te respektoj per komentin brilant .
Edhe mua ka here nuk po me pelqen loja e Barces sidomos me ate qe golin e kerkon vetem ne nje menyre :
Te fut topa prapa kraheve ne mbrojtjen kundershtare apo te bej CIC-MIC perpara zones ,kur shume here mund ta ndryshoje modulin e lojes brenda 90 minuteshit ,duke perdorur te famshmin KUNDER-ATAK .
Mbrojtja e Barces eshte e vetmja mbrojtje ne La-Liga qe eshte ne panik te plote kur topin e zoterojne kundershtaret ne zonen e rreptesise .
BARCA sigurisht qe do leje pike rruges sepse jane edhe 14 ndeshje deri ne fund .
Por nuk i lejohet sepse La-Liga eshte ne duar te saj .
Te shohim se cdo te ndodhe deri ne fund .
Jam nje dashamires i fubollit prej kohesh. Rregulloren e fubollit s’ kam lexuar kurre duke u mjaftuar me gjykimin qe bejne arbitrat. Por nuk e dija se penalltia te gjuhej me dy pasa. Kur pashe qe i dha topin Mesi Suharezit nga pika e njembedhjetemetershit u habita. Ai beri gol dhe gjyqtari urdheroi topin ne qender. A ka ndonjerin qe te me thote se qe kur lejohet ky rregull ne gjuajtjen e penalltive? Leon Mesi? Nje djale simpatik dhe plot edukat e respekt qe kenaqesh vetem kur e shikon duke lozur me top. Eshte nje emocion, por dhe nje relaks i shkelqyer kur shikon Messin ne ekran!