Granit Xhaka mund të bëhet një nga futbollistët më të shtrenjtë shqiptarë.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan se për të ka shfaqur interesim të fortë Mançester Siti.
Sipas “Bild”, Xhaka kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i Sitit, Pep Guardiola.
Për këtë arsye, britanikët janë gati të paguajnë plot 50 milionë euro tek Borusia Mynshegladbah, për të siguruar shërbimet e Xhakës.
Ky i fundit e ka ngritur shumë nivelin dy sezonet e fundit dhe për këtë arsye ka ngjallur interesin e një sërë klubeve të rëndësishme në Europë.
Bravo nese eshte e vertete.