Manaj si Ibrahimovic, shkëlqen në stërvitje tek Interi

17 Shkurt 2016, 15:13Sport TEMA

Skuadra e Interit ka nisur me intensitet përgatitjet në “Appiano Gentile” ku ndodhet e grumbulluar që pas humbjes 1-2  me Fiorentinën në “Artemio Franchi”. Në kampin zikaltër bie në sy dëshira e madhe për të lënë pas periudhën e krizës, që e ka zhvendosur formacionin e Mancinit në vendin e pestë në Serinë A.

Në seancën e parë stërvitore të javës ra në sy forma e Rey Manajt, që përvecse fitoi disa duele me Felipe Melon, njeriun që duhet të shkatërrojë aksionet e kundërshtarëve tek Interi, vuri në vështirësi edhe portierin Handanovic, të cilit iu desh të kryente disa ndërhyje të vështirë për të mos e lejuar djaloshin shqiptar që të shënonte.

Madje 19-vjecari kuqezi, sipas vlerësimit të gazëtarëve pranë Interit, nga mënyra e finalizimeve të aksioneve Manaj ngjason me Zlatan Ibrahimovic. Forma e Manajt ra në sy të stafit teknik, që mund ta marrë në konsideratë praninë e tij në fushë në ndeshjet e ardhshme. Gjatë merkatos së Janarit u fol shumë për një huazim të talentit shqiptar në disa skuadra të Serisë A dhe B, por në fund u vendos që për zhvillimin e tij si futbollist duhet të qëndrojë tek Interit.

4 komente në “Manaj si Ibrahimovic, shkëlqen në stërvitje tek Interi”

  1. U tregu pak “loqe” qe zgjodhi skuadren e PERDENTI PER SEMPRE.

    Juventus do kishte qene zgjedhja me e mire.

    1. vjeshta says:

      E keshtu te shkonte tel LADARI PER SEMPRE!
      Ma va caga vaaa….

    2. enter"' says:

      Skuadren e hajduteve…..????

  2. enter"" says:

    Mancini eshte komplet idiot qe nuk I jep shans Manaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje