Jamie Vardy feston marrëveshjen e re me Leicester City duke blerë një makinë luksoze, “Bentley Continental”, në vlerën e 168,000 £. Sulmuesi anglez ditët e fundit është pajtuar për të rinovuar kontratën me tri vite e gjysmë, me një vlerë prej 75,000 £ në javë. Pas kësaj, ia ka lejuar vetes të trajtohet me një makinë të re. Pesë vjet më parë, Vardy ishte lojtar i Halifax në “Northern Premier League”, ndërsa tani është gjuajtësi më “vdekjeprurës” në Premier Ligë.
Vardy, 29-vjeç, kryeson listën e golashënuesve në “Premier League”, me 19 gola, tre të tillë më shumë se rivalët, Harry Kane dhe Romelu Lukaku. Ish-sulmuesi i Fleetwood ishte i lidhur me Chelsea dhe Manchester United, por e ka qartësuar të ardhmen e tij, duke mbetur pjesë e skuadrës së drejtuar nga Ranieri deri në vitin 2019.
Ai tha: “Leicester City, me besimin e përgjithshëm mbi mua, më bëri të rinovoj. Jam ndier tepër komod këtu, që nga dita e parë, tre vjet e gjysmë më parë dhe ishte e pamundur për të mos e marrë parasysh këtë besim, i cili më ka ndihmuar për t’u përmirësuar. Unë do ta shpenzoj çdo ditë në stërvitje dhe ndeshje për ta përligjur këtë mbështetje.”