Rizgjimi i Milanit, meritë edhe e Hondës

15 Shkurt 2016, 16:05Sport TEMA

Keisuke Honda ose shkurt Keiske Honda, rilindja e Milanit ka një emër dhe një mbiemër.

Kuqezinjtë kanë ende shumë punë për të bërë për t’u ngushtuar akoma edhe më tepër diferencat me kundërshtarët në klasifikim, por gjithsesi ky Milan bind. Tashmë kualifikimi në Europa League është gjithnjë e më shumë i sigurtë, ndërsa objektivi Champions është mëse i arritshëm pasi diferenca me Fiorentinën e vendit të tretë është vetëm 6 pikë.

Për të grumbulluar 9 pikë më shumë se Filipo Inzaghi deri në këtë pikë të sezonit trajnerit Sinisa Mihajlovic i ka ardhur në ndihmë pikërisht një lojtar si Honda që falë paraqitjeve të tij në ndeshjet e fundit më shumë sesa me një futbollit ka ngjasuar  me një motor Honda. Japonezi i cili përpara disa muajsh u kthye në një cështje te Milani pasi i jepeshin shumë pak hapësira, për të fituar besimin e trajnerit serb Sinisa Mihajlovic pranoi të sakrifikohej duke u aktivizuar në një pozicion jo natyral për të.

Në krahun e djathtë të mesfushës Honda ka nxjerrë më të mirën nga vetja, dhe prej shumë sfidash ka patur një rol titullari fiks në formacionin e Milanit. Shenjat e përmirësimit u vunë re ndjeshëm në derbin ndaj Interit për të ardhur sëfundmi te ndeshja ndaj Genoas ku 29-vjecari nipon dhuroi një asist dhe realizoi një gol shumë të bukur.

Në rastin e golit të Baccës, Honda u tregua me të vërtetë fantastik duke mbajtur në lojë një top që dukej i humbur për t’ia servirur atë më pas kolumbianit, i cili nuk fali.

Ndërkohë që në pjesën e dytë me një goditje të shkëlqyer nga distanca për t’u rikthyer te goli, që i mungonte që nga ndeshja me Veronën në 2014-tën. 41 ndeshje shterpësi në Serinë A ishin me të vërtetë shumë për një lojtar si ai. Me me një Honda të tillë si ndaj Genoas në formacion Milani ka një armë më shumë për sfidat e ardhshme, edhe pse ndaj Napolit të Hënën që vjen kuqezinjtë do të tregojnë se sa vlejnë vërtetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje