E ardhmja e Mesut Ozil mund të kthehet në një nga cështjet më të nxehta të merkatos së verës së ardhshme. Futbollisti me origjinë turke por që luan për përfaqësuesen gjermane, dëshiron të ndryshojë ambient në përfundim të këtij sezoni edhe pse për tu larguar nga Arsenali, 27-vjecari i lindur në Gelsenkirshen nuk do ta ketë aspak të thjeshtë.
Dëshira më e madhe e Ozil është të rikthehet në Spanjë dhe sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene Marca mund të jetë Barcelona destinacioni i tij i ardhshëm. Është kjo një nga arsyet që lojtari ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me topcinjtë.
Drejtuesit e klubit blaugrana janë vendosur në kërkim të një mesfushori pasi vitet e shumta peshojnë tashmë mbi Andres Iniestën dhe në pamundësi për të mbrritur te Pogba i Juventusit për shkak të vlerës së lartë të kartonit mund ta përqëndrojnë vëmendjen te turko-gjermani Ozil. Në 2013-n Arsenali shpenzoi 45 milionë Euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh për ta blerë atë nga Reali i Madridit dhe nëse Barca dëshiron të firmosë me mesfushorin duhet të përgatisë një ofertë me një shumë të përafërt pasi vlera e lojtarit në treg nuk ka ndryshuar.
Ëndrra e Ozil është të fitojë të paktën një herë në karrierë trofeun e Uefa Champions League dhe 27-vjecari e ka mëse të qartë se një objektiv të tillë mund ta arrijë vetëm me Barcelonën. Nëse ky operacion merkatoje realizohet me sukses ata që do të ndiheshin me të vërtetë të trishtuar do të ishin tifozët e Realit, klub tek i cili Ozil kaloi tre vite të karrierës së tij./SS
E kam theksuar se kur Reali shiti Di Marian dhe Ozilin me Higuainin ,ai i humbi shancet per tituj .
Ky Ozili per te qene i sinqerte eshte fenomenal ne rolin e tij ,por nuk do te doja qe kurre ky te rikthehej tek Reali .
Ka vetem nje te mete :
Nuk ndihmon ekipin ne prapavije dhe nuk lufton per te rikupruar topa !