Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në Spanjë për muajin janar.
Asgjë e pazakontë deri këtu.
Por çudia është se është hera e parë që ai vlerësohet me këtë titull.
Ai ka fituar plot 5 Topa të Artë deri tani, por kurrë nuk ishte shpallur lojtari i muajit.
Në janar Messi ka shënuar 6 gola në kampionat duke marrë shumicën e votave dhe duke fituar për herë të parë një titull që e kanë fituar lojtarë më mediokër se ai.
Që prej shtatorit 2013 kur ky vlerësim u vendos në kampionatin spanjoll Messi nuk e kishte fituar asnjëherë.