Ish-trajneri i Chelseat, ka siguruar një kontratë në “Old Trafford”, që do të vërë atë sërish përballë rivalit të tij, Pep Guardiola, i cili do të bashkohet me Manchester City këtë verë.
E përditshmja britanike “The Mirror” shkruan se tekniku portugez ka rënë dakord edhe me termat financiar. Kontrata që Mourinho pritet të firmosë është tre-vjeçare ku do të përfitojë 15 milion euro në vit.
Gjithashtu 53-vjecari është i prirur për të marrë në stafin e tij dhe drejtorin sportiv të Atletico Madrid, Andrea Berta, i cili është miku i ngushtë i agjentit të Mourinhos, Jorge Mendes.
“Djajtë e Kuq” deri më tani kanë pohuar se nuk janë në kërkim për të caktuar një drejtor të ri, por Mourinho është i prirur që të ketë lirinë e tij për të rindërtuar skuadrën dhe të vendosë objektivat kur të marrë drejtimin e ekipit.
Momentalisht Mancheter United renditet në vëndin e pestë me 41 pikë të grumbulluara, ku rrezikon që të marrë pjesë në komepticionin e “Uefa Champions League”./f.b