Gary Lineker i thotë Arsenal se ka punësuar ‘scoutin e gabuar’ nga Leicester City.
Më herët këtë javë, Ben Wrigglesworth, i cili ishte kreu i scouting teknik, konfirmoi se do të punojë në ‘Emirates Stadium’ si scout i ekipit të parë.
Por Lineker, i cili e nisi karrierën e tij tek Leicester, beson se asistenti i trajnerit Steve Walsh është njeriu që Arsene Wenger duhej të kish shënjestruar.
“Arsenal ka punësuar tjetër për tjetër, mezi po mbaj të qeshurën”, tha Lineker.
“N’Golo Kante, Riyad Mahrez, Jamie Vardy janë të gjithë të zbuluar dhe sjellë tek Leicester nga Steve Walsh.
E mbaj mend kur ai zbuloi Mahrez ishte dërguar të shihte dikë tjetër dhe u kthye me Mahrez.
Ka bërë një punë të mrekullueshme dhe është një nga pikat kyçe të suksesit të Leicester.
Si në çdo klub, gjithçka varet nga njerëzit që përfshin në project dhe ata ia kanë dalë me një buxhet relativisht të vogël krahasuar me gjigandët”, shprehet ai.