Luis Enrique dha një konferencë shtypi të martën, në prag të ndeshjes gjysmëfinale të kthimit të Kupës së Mbretit kundër Valencias.
Praktikisht, Barcelona e siguroi finalen e këtij kompeticioni javën e kaluar, me fitoren e thellë, 7-0, në “Camp Nou”.
Tekniku spanjoll ka folur për shumë gjëra, edhe mbi të ardhmen e Busquets, operacionin e Lionel Messit dhe gjendjen e ekipit, në një kohë kur po luhet faza më e rëndësishme e kampionatit
Ndeshja e kthimit me Valencian, pasi keni fituar gjysmëfinalen e parë 7-0. Si po e përgatisni ekipin?
Ne jemi përgatitur në të njëjtën mënyrë, sikur të mos kishim këtë rezultat pozitiv. Duhet të mendojmë për të ruajtur ritmin dhe pasur vazhdimësi në garat ku marrim pjesë. Ky është momenti më i rëndësishëm i sezonit, ndaj nuk mund t’i lejojmë vetes shpërqendrim.
Cila është situata e Messit, a keni sigurinë se do të luajë të dielën?
Unë mendoj se ka një deklaratë nga klubi, që shpjegon gjithçka. Nëse kërkoni informacione sa i takon pacientit Messi, këto janë gjëra private. Nuk kam asgjë për të komentuar.
Një rekord absolut i klubit, 29 ndeshje pa humbje…
Nuk është një stimul që është përdorur as do të përdoret nga ne. Numrat janë të mirë në qoftë se je gati për të fituar tituj.
Busquets thotë se vetëm gruaja e tij do ta linte atë larg Guardiolës. A mendoni se mund të largohet nga Barcelona?
Kjo pyetje është për Guardiolën dhe Busquets, jo për Luis Enrique
Ka oferta nga Kina për Daniel Alves…
Zakonisht, ajo që ndodh mes lojtarëve dhe klubit është e sferës private. Unë merrem me stërvitjen dhe drejtimin teknik të Barcelonës. Natyrisht, ka edhe spekulime, por ne të gjithë po punojmë për t’i dhënë fund sezonit me sa më shumë objektiva të realizuar.
Si arrini t’i motivoni lojtarët?
Kjo nuk është e lehtë. Megjithatë, qasja në lojë e secilit duhet të jetë për të gjetur stimuj. Dhe të tillë ka plot në futboll.
Te Barcelona po flitet sërish për Guardiolën. Dëshira e disa lojtarëve është që të trajnohen sërish nga ai, por tashmë në Angli. A e sheh atë si një kërcënim?
Do t’ju pëlqente të luanit në finale në “Bernabeu”?
Për mua ka pak interes ku do të luhet finalja e Kupës së Mbretit. Me rëndësi është ta fitojmë këtë trofe.
Keni plotësuar 100 ndeshje si trajner i Barcelonës. Cila prej tyre ju ka gëzuar më shumë dhe cila ju ka bërë të vuani?
Kujtesa më e mirë që kam është finalja e Ligës së Kampionëve. Ndoshta, edhe stresin më të madh e kam përjetuar aty.
Telesport
Koha qe kaloi qe prej ikjes se Guardioles ne 2012 dhe deri me sot kur ne krye te Barces per 1 sezon e 1/2 eshte Enrique ,kane ndryshuar shume gjera :
Guardiola iku nga Barca ,jo vetem se kishte arritur “Piken e ngopjes ” por dhe per faktin tjeter se nuk e pird,,,in me lojtaret .
Koha qe Guardiola kaloi tek Bayerni ,te pakten per 2 sezone na tregoi se Guardiola nuk ishte i afte qe te ndertonte ekip konkurues ne Europe ,gje qe vertertohet me 2 eleminimet turperuese ne 2014 nga Reali 4-0 dhe 1-0 dhe ne 2015 nga Barca 3-0 dhe me ate 2-3 qe Barca ja la vete Bayernit per te mos e turperuar edhe me shume Guardiolen .
Tjeter dukuri ishte dhe fakti se Guardiola e zhduku konkurencen ne Bundeslige e cila per mua lot futboll konvencional dhe monoton
-Guardiola nuki di qe te ndertoje ekip ne MBROJTJE dhe e pergjum lojen si dhe i heq shpirtin skuadres .
Shikoni pak se si lot sot Bayerni me Guardiolen ,nje loje Tiki-taka por qe eshte si nje kopje e keqe e asaj te Barces se kohes se Guardioles sepse Barca e sotme e Enrtiques mendon edhe per mbrapavijen .
Guardiola eshte nej Arrigo Sacci modern ,por Ai Guardiola si njeri eshte ashtu sic e ka cilesuar Ibrahimovic : Nje njeri i vogel dhe i pa bese .