De Biasi: Bëra sa munda për transferimet e futbollistëve

8 Shkurt 2016, 13:34Sport TEMA

Trajnerin e komëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi e kanë kapur ethet e finaleve të Europianit, i pari për të në rolin e trajnerit dhe i pari për Shqipërinë në një nivel kaq të lartë futbollistik.

Dhe natyrshëm shqetësimi më i madh për italianin janë futbollistët që nuk aktivizohen. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, De Biasi deklaron se ky është një problem shumë i madh për skuadrën që do të marrë me vete në Francë.

“Futbollistët që kanë ndërruar skuadër kanë bërë mirë që janë larguar nga skuadrat e tyre të mëparshme, pasi tani mund të kenë më shumë minuta aktivizimi. Nuk prisja që të shkonin në skuadra të mëdha, pasi ne nuk kemi yje dhe normalisht që edhe trajnerët e skuadrave të tyre kanë dëgjuar për ta. Kam kontriubuar sa kam mundur më kolegët e mi në Itali, që një pjesë e futbollistëve të sistemohen”, deklaron De Biasi.

Këtë fundjavë, në kampionatin anglez bëri debutimin me skuadrën e Machester City edhe kosovari Bresan Celina, i cili shihet si një nga talentet më premtues në futbollin evropian. De Biasi i vlerëson aftësitë e futbollistit dhe nuk përjashton mundësitë e përfshirjes së tij në skuadër.

“Celina është një nga talentet më premtues për të ardhmen. I ka të gjitha mundësitë edhe për të luajtur me Shqipërinë, por gjithësesi janë shumë pak minuta aktivizim për të. Jam i kënaqur që Sadiku dhe Çikalleshi kanë shënuar. U kam dërguar të dyve sms”, shprehet De Biasi.

2 komente në “De Biasi: Bëra sa munda për transferimet e futbollistëve”

  1. albatros says:

    Ja nje aspekt qe verteton se sa punetore jane italjanet. Kujtoni si kane dale nga lufta e fundit boterore dhe si arriten te ngrihen. E para eshte puna, pavaresisht sa leke te jep. Kush e nderton jeten e vet mbi punen (e ndershme), pa patur turp sido qe te jete ajo, “do dale patjeter mbi uje”. De Biasi grumbulloi ata djem qe futbollin e kishin PU-NE, dhe ja cfare arriten. Pa mik, pa rushfet, asnjeri prej tyre nuk e imagjinonte qe nje dite do dilnin te konkuronin ne pjace te tille. Aty i shohin vlerat e tyre, dhe Shtatori me siguri do ti gjeje ne kushte me te mira

  2. Tony says:

    Kam deshire te lexoje nje shqipe korekte ne gazeta.A kontollohen perpara se te botohen?Thuhet kombetarja jo kometara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje