Shqipëria miqësore me Gjermaninë para Euro 2016?

5 Shkurt 2016, 18:30Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Gjermaninë para Europianit “Francë 2016”.

Kjo deklaratë e bujshme është dhënë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili gjatë një interviste për “Nuova Venezia” ka pohuar se, sfida ndaj kampionëve të botës do të jetë një test i vërtetë për ne, përpara fazës finale të këtij aktiviteti.

Ky lajm del nga goja e trajnerit të Kombëtares shqiptare dhe publikohet në mediat italiane, ndërkohë që nga Federata Shqiptare e Futbollit askush nuk thotë asgjë për këtë miqësore luksi. Por, pak kohë më parë, mediat turke publikuan një deklaratë të trajnerit Fatih Terim, ku lajmëronte se për shkak të përfitimeve të mëdha nga të drejtat televizive, kombëtaret e Gjermanisë, Italisë, Francës, Anglisë, Holandës dhe Spanjës kanë vendosur të zhvillojnë vetëm me njëra-tjetrën ndeshje miqësore.

Gjithsesi, nëse fjala e De Biasit do të dalë e vërtetë, atëherë do të jetë hera e parë, që Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje miqësore me gjigantët e Europës, pasi përballjet e mëparshme kundër tyre kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e europianëve ose të botërorëve, raporton TCh.

Në ndeshjet “kokë më kokë”, sigurisht bilanci anon nga ana e Gjermanisë, e cila ka fituar 15 herë, ndërkohë që Shqipëria ka arritur t’i marrë vetëm 2 barazime, një në vitin 1958 dhe një në 1967-n. Majin e vitit të shkuar, në “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje miqësore mes veteranëve shqiptarë dhe atyre gjermanë.

6 komente në “Shqipëria miqësore me Gjermaninë para Euro 2016?”

  1. Fotaqi says:

    Me serbine ne Elbasan Arena beni nonje miqsore ? Keni per ta fituar…Hahahah

    1. velai greki says:

      Humor jevgjitesh ardhacake qe mbahen per “greke” ha ha ha ha ha

      1. tt says:

        Ha ha ha e sakt humor gyzelash “greke” nga Deti i Zi

    2. albaniafirst says:

      qirie Fotaqi, perse e kruan ti sumen? shko se te kane ardhur ne Gerqia gjithe ata siriane te uritur per sume, dhe ta kruajne mire. Je qe je, merre edhe turkobythosin me Klimax** qe tua bejne treshe. Hajt hendet dhe bythe te forta.

  2. niko says:

    Do luajme me Kanadane dhe jo me Gjermanine. Pyesni ne FSHF perpara se te botoni lajme te rrema.

  3. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Gjermania nuk luan me ne , sepse sic ka thene I madhi Gani “…Skuadrat e medha nuk luajne me ne sepse kane frike se mos humbasin…”
    Gjermania me mire pranon te luaje miqesore me Spanjen , ku edhe ka mundesi te fitoje ose te pakten te barazoje , sesa te luaje me Shqiperine ku humbjen e ka ne xhep.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje