Guardiola: Jam si një grua, kontrolloj disa situata!

5 Shkurt 2016, 16:19Sport TEMA

Trajneri i Bayernit të Mynihut Pep Guardiola, në koferencën për shtyp në prag të ndeshjen me Bayer Leverkusen në transfertë në kuadër të javës së 20-të të Bundesligës komentoi për herë të parë nënshkrimin me Manchester Cityn,  skuadër të cilën do ta drejtojë që nga vera e arshshme. I pyetur nëse do të hasë në vështirësi në punën e tij në krye të Bayernit, ndërkohë që duhet të mendojë edhe për përshtatjen me jetën në Angli, Guardiola u shpreh.

“Unë mund të veproj si një grua, të bëj shumë gjëra njëherësh. Ju siguroj që kam telent të madh për të kontrolluar njëkoësisht disa situata”.

Manchester City më 1 shkurt e bëri zyrtare marrëveshjen me Guardiolën dhe ndoshta ky veprim mund t’i hapë telashe 45-vjecarit në menaxhimin e Bayernit, por vetë spanjolli nuk mendon kështu. Ai shpjegoi edhe një herë se pse vendosi të nënshkruajë me Cirtizens.

“E pse duhet të jetë më e vështirë për mua tani që marrëveshja u bë publike? E kam shpjeguar edhe më parë pse do të shkoj në Angli dhe ju duhet të më besoni që të mos më pyesni për të njëjtat gjëra.”

Duke folur më pas për tansfertën e “Bay Arenës”, Guardiola kujtoi se Leverkuseni nuk është vetëm Kieslign dhe Chicharito Hernandez, ndaj futbollistët e tij nuk duhet kurrsesi të fokusohen vetëm te këta dy futbollistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje