Zyrtare, Migjen Basha kalon te Komo

3 Shkurt 2016, 15:52Sport TEMA

Migjen Basha është zyrtarisht lojtar i ri i Komos në Serinë B italiane.

Transferimi i mesfushorit të Kombëtares kuqezi u konfirmua nga klubi i Superligës zvicerane, Luzern.

Në faqen zyrtare të ekipit që ka në pronësi kartonin e lojtarit, saktësohet se shqiptari u huazua te Komo deri në fund të këtij sezoni.

Më specifikisht, 29-vjeçari kuqezi do të luajë në ekipin e Serisë B deri më 30 Qershor 2016 dhe më pas do të kthehet sërish në futbollin Zviceran.

Mesfushori kthehet në futbollin italian, vetëm gjashtë muaj pasi mbylli aventurën me Torinon dhe u rikthye në Zvicër.

Migjen Basha ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në tri kategoritë më të larta përtej Adriatikut, nga Liga Pro, për të vazhduar në Serinë B dhe Serinë A me ngjyrat e Torinos, ku numëron 51 ndeshje në elitën e futbollit italian.

Largimi i mesfushorit nga  Luzerna erdhi për shkak të aktivizimit të pakët, që i rrezikonte pjesëmarrjen me Kombëtaren në finalet e Euro 2016.

Edhe pse ishte një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës, Basha u aktivizua në 7 ndeshje nga 18 javë të zhvilluara në Superligën zvicerane, ku vetëm në katër raste ishte titullar./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje