Trajneri i Chelsea Guus Hiddink ka konfirmuar se Eden Hazard mund të largohet nga “Stamford Bridge” gjatë verës së ardhshme.
Lojtari i përfaqësueses belge është përfolur shumë kohët e fundit për një transferim te Real Madrid pas një sezoni zhgënjyes në Premier League.
“Nuk është në dorën time, këto janë punët e klubit,” i thotë holandezi gazetarëve, raporton Telesport.
“Për mendimin tim ai mund të bëhet një nga legjendat e Chelsea në vitet e ardhshme, por edhe mund të largohet që në verë.”
Deklarata të bujshme të teknikut, i cili zëvendësoi Mourinho-n në dhjetorin e kaluar.
“Eden ka pasur një kohë të vështirë me dëmtimet. Megjithëse gjuajtësi i pari i penalltive është Oscar, ata vendosën që Eden ta godiste. Ai po rikthehet dhe do të jetë i rëndësishëm për ne.”
undefined