Sergio Ramos pranon: Neymar mund të vijë te Reali

1 Shkurt 2016, 15:50Sport TEMA

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka folur në lidhje me mundësin që Neymar të transferohet te “Los Blancos”.

Ish-sulmuesi i Santos flitet se është takuar me një delegacion të Real Madrid para zhvillimit të ceremonisë së Topit të Artë në Zyrih.

23-vjeçari i ka mohuar menjëherë këto fjalë, ndërsa trajneri i Barcelona-s, Luis Enrique, ka zbuluar javën e kaluar se ai pret që braziliani të nënshkruajë shumë shpejt një kontratë të re me klubin. Kjo nuk e ka ndalur Ramos që të thotë se:

“Neymar është një lojtar i madh, i cili mund të bëjë diferencën. Futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithmonë do të ketë zëra për sa i takon merkatos.

Por e vetmja gjë që nuk do të shikoni është Sergio Ramos me një fanellë të Barcelona-s”, ka thënë mbrojtësi i Real Madrid.

Madrilenët e shikojnë brazilianin si një pasardhës të Cristiano Ronaldo-s, i cili, nga ana e tij, është përfolur për një transferim të mundshëm te Manchester United, PSG ose kampionati amerikan i futbollit. Megjithatë, Ramos është shprehur i bindur se portugezi nuk do të lëvizë nga Madridi as tani dhe as në të ardhmen.

3 komente në “Sergio Ramos pranon: Neymar mund të vijë te Reali”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Po pse do levize RonaldA nga Madridi .
    Nuk e pate dje se si RonaldA i shenoi 3 gola ESPANOLIT ,qe bart poziten e 15 ne klasifikim ?
    RonaldA eahte i lindur per tu shenuarEkipeve te krevatit .
    Futuni pak tek Wikipedia dhe beni krahasimet e duhura per treshen e Realit dhe ate te BARCES ,qe nga gushti 2015 dhe do te shikoni qe edhe pas kesaj REALI thuajse i ka lare duart me TRE KOMPETICIONE :
    1-La-Liga
    2-Copa Del Rey
    3-Super Kupen e Spanjes .
    Ka nje shanc per Realin ne Ch-League ,por le te shohim se si do te na ravijezohet harta e Ch-Leagues kur te ngelen 8 ekipe .
    Perndryshe Neymar eshte rritur shume tek BARCA nen udheheqjen e MESSIT .
    Neymar edhe mund te kaloje tek REALI ne vere ,sepse per lojtaret e rinj vetem BARCA u penalizua me 2 vite per te mos blere lojtar ,mirpo IRONIKJA eshte se mu ne keta 2 vite BARCA MORI 5 KOMPETICIONE .
    Wagabondi PEREZ naturisht qe e bleu vendimin e CAS-it ,ku ne kete rast pos Realit fitoi dhe Atletiko .
    Qe te shkoje NEYMARI detyrimisht duhet te largohet RonaldA . ,i cili ka shenuar ne kete sezon 19 gola ne La-Liga ,ne 10 takime dhe nuk ka shenuar ne 12 takime .
    Ka shenuar 13 gola ne 4 takime dhe nga 1 gol ne 6 takime .
    Nuk ka shenuar vetem kunder ekipeve qe radhiten ne tabele nga vendi i PARE deri tek i Gjashti .Hic ,po HABILI .
    Por ambienti tek Taborri i Realit eshte i zymte dhe NEYMARI kurre nuk do ta gjeje ate hapesire qe ka tek BARCA .
    Megjithate rruga e mbare i qofte Neymarit .

  2. Akrepi says:

    Totila pershendetje
    e lexova komentin tend dhe per aq sa shqyrtoj mediat spanjolle pasi jam i dhene pas tyre, kuptoj se eshte vetem show mediatik
    Perez kerkon qe t’i rrise koston barces dhe te terheq vemendjen meqe ka skandalet neper kembe, i fundit blerja e Bail me leket e Bashkimit Europian qe i dha Bankias per krizen ekonomike por kjo me qeverine ia dha realit!!!!
    Nejmar nuk iken kurrer nga Barcelona dhe jo me kot Ronaldinjo shkoi keto dite ne Barcelone, sdo ia falte kurre vetes nejmar nje gje te tille sepse i ul me shume pike se sa e ngre, pervec faktit se do fitoje me shume para
    Perez kerkon te rendoje ekonomikisht Barcelonen me kontratat, duke thene qe do marre nejmarin, barca detyrohet ti beje kontrate me te shtrenjte
    plus dhe rinovimin me Messin dhe rendohet arka
    Mirepo ajo qe nuk kupton Perezi eshte se tashme Barca ka gjet nje patricionator publiciteti ne SHBA qe ofron 100 mln ne vit, pra pagat e nejmar dhe messit, plus nike apo adidas qe jane te zakonshem
    frika reale eshte vetem qe messi te shkoje tek guardiola, kaq
    sa i p[erket sanksioneve, mos u merzit, CAS nuk e ka falur Realin
    e ke degjuar dhe kuptuar gabim
    Kjo eshte nje pezullim i perkohshem qe derisa te jepet vendimi i formes se prere ne korrik, klubet te kryejne blerje
    Keshtu iu be edhe Barcelones nese e mban mend, qe beri 7 blerje njeheresh ne 2014 vere sepse FIFA ia fali disa muaj deri dhenia e vendimit te formes se prere dhe me pas nuk u lejua te blinte me dy merkato
    keshtu do ndodh me realin
    Perezi e donte kete 6 mujor per te bere blerjet e bujshme ndaj po leviz fuqishem
    por ti qe e njeh mire futbolin e kupton se epoka e Realit ka vdekur perfundimisht dhe ora i ka mbet ne vitet 50-te
    Tani eshte koha e Barcelones edhe per te pakten 10 vite te tjere sigurisht, ku vetem me messin ka edhe 2-3 champions ne xhep dhe me tej me nejmar pasuesin
    te pershendes

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    “Akrepi ” !
    Nickname yt eshte sinjofikativ sepse te “Kafshon ” ne menyre te prere .
    Ke shume te drejte per ate qe Perez do qe ta fundos ekonokisht BARCEN ,kete e kam kuptuar por nuk e kam kumtuar .
    Vetem po pres me shprese se ne cilen kohe do ti rreshqase kemba “Skizofrenit halucionist ” -Zidanes , i cili ne kete fillim edhe pse i permbajtur shume po krekoset dhe ferkon duart me 3 fitoret tenistike kunder ekipeve te “Krevatit ” qe radhiten nga pozita e 15-19 -ten .
    Le te shohim se cfare do te ndodhi ,vetem me kusht qe atmosfera midis REAL-BARCA te jete me se miqesore .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje