Suarez-Messi-Neymar; sulmi shkatërrues i Barçës

29 Janar 2016, 18:13Sport TEMA

“Tredhëmbëshi” i Barcelonës (Messi, Suarez, Neymar) ka shënuar 153 gola nga janari i vitit 2015 deri në janar 2016. Numrat janë shkatërrues për kundërshtarët. “MSN” ka demostruar një potencial të jashtëzakonshëm në finalizim, duke u dhënë dajak portierëve që kanë pasur përballë.

Pa dyshim, ai është sulmi më mirë i Barcelonës dhe më i mirë në botë, siç e ka njohur vetë Luis Enrique në më shumë se një rast. Dhe, me sa duket, vazhdimësia është e sigurt. Messi ka një kontratë deri në vitin 2018, Suarez dhe Neymar deri në vitin 2019 e 2018, ndërsa klubi synon ta zgjerojë kontratën e tyre. Gola, trofe dhe spektakël; kjo është ajo që sjell këtë “trio” magjike lojtarësh. Por, ajo, gjithashtu, krijon hapësira për lojtarët e vijës së dytë. Një luks, një treshe autentike që mbron në të njëjtën kohë të njëjtën fanellë. Disa kuriozitete të “MSN” në këtë vit të pashlyeshëm, janar 2015-janar 2016.

Golat e të treve: 153 Golat e Messit: 55 Golat e Suárez: 52 Golat e Neymar: 46 Më shumë gola në një muaj, kjo treshe ka realizuar në maj 2015 (20). Lojtari me më shumë gola në një muaj është Messi (9), në maj 2015. Muaji me më pak gola i “tredhëmbëshit” të Barcelonës ka qenë gusht 2015 (5). Lojtari që ka shënuar gol në çdo muaj është Luis Suárez.

1 komente në “Suarez-Messi-Neymar; sulmi shkatërrues i Barçës”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Megjithate kjo TRESHE duhet ta tregoje vehten ne La-Liga ,ne keto 19 perballjet e mbetura ,por vecanarisht qysh neser kunder Atletikos se Bilbaos ,kunder REALIT kur ti vije radha ,kunder Valencias ne Copa Del Rey dhe ne vazhdimesine e Kupes se Kampioneve .
    Ne se ne keto perballje AJO TRESHE nuk tregohet efikase atehere shkon ne “Kallepin e Ronaldos ” ,i cili u shenon gola vetem Ekipeve te “”KREVATIT ” ,prandaj ka shterpesi ne trofe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje