Sa fiton Rooney në javë, ekipi i 1969-ës i United, i fitonte në vit

28 Janar 2016, 13:12Sport TEMA

Të ardhurat e Manchester United për sezonin 2014-2015 ishin rreth 518 milionë euro, dhe mendohet se kjo shifër do të jetë akoma më e lartë për sezonin aktual, gjë që do i bënte anglezët ekipin me më shumë të ardhura në botë. Kanë kaluar shumë koha nga ditët kur ekipi shpenzonte më shumë për lavanderi sesa përfitonte nga të drejtat televizive. Llogaritë e vitit 1969 janë publikuar nga Press Association dhe duket qartë sa shumë kanë ndryshuar gjërat brenda 47 viteve. Në vitin 1969 rrogat e të gjithë ekipit ishin 267,792 euro, një shifër që Wayne Rooney do të mund ta paguante me vetëm pagën e tij javore prej 341,000 euro. Dhe bashkë me kontratën e re për të drejtat televizive e cila hyn në fuqi sezonin tjetër, United pritet të ketë një rritje të të ardhurave, në krahasim me 1750 euro që përfitoi nga televizionet në vitin 1969.

Anglezët paguan rreth 267,000 për ‘rrogat dhe bonuset’ lojtarëve legjendarë si Denis Law, Sir Bobby Charlton dhe George Best. Kjo shifër është llogaritur të jetë rreth 4 milionë euro në ditët e sotme, pra vetëm 1,5% e të ardhurave të United për sezonin e kaluar. Dokumenti i vitit 1969 tregon edhe njëherë se sa shumë ka ndryshuar ekonomia e futbollit me kalimin e viteve. Paratë që kanë marrë atëherë nga të drejtat televizive do të ishin rreth 26,000 në ditët e sotme. Në kohën e sotme kontratat janë marramendëse, United sot përfiton 140 milionë euro në vit vetëm nga të drejtat televizive. Për sa i përket biletave të stadiumit, United asokohe fitonte 730,000 (10 milionë euro në kohet e sotme) dhe numri mesatar i shikuesve ishte 51,121. Kurse sot “Djajtë e Kuq” fitojnë 118 milionë euro nga biletat e stadiumit dhe numri mesatar i shikuesve është 75,000.

Duncan Drasdo, përfaqësuesi i tifozëve, tha për Press Association Sport: “Nuk do t’i kritikoja lojtarët e sotme (në lidhje me sa para fitojnë) sepse është në një nivel me shumën që ekipet fitojnë. Për tifozët, padyshim që këto shifra janë të çmendura, por edhe në sporte të tjera apo në ‘showbiz’ ka njerëz që përfitojnë shuma të mëdha parash, por mesa duket gishti vihet vetëm te futbollistët,” shprehet ai. “Nëse futbolli do të kishte mbetur në nivele amatore, unë mendoj se prap do të kishte njerëz që do luanin, nuk e kuptoj pse futbollistët kritikohen për shumat e parave që përfitojnë. Dhe nuk besoj se lojtarët e brezit të 1969 do t’i refuzonin shifrat e sotme nëse do t’iu ofroheshin.”/ Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje