SKANDALI/ Tronditet Seria A, nën hetim Milan, Napoli e Lazio

26 Janar 2016, 12:38Sport TEMA

Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur mirë për Serinë A, pasi siç raporton portali sportiv “Sportmediast”, Prokuroria e Napolit ka urdhëruar kontrollin në banesat e 64 personave që janë të përfshirë me futbollin.

Mes tyre lojtarë, prokuratorë e drejtues klubesh të Serisë A dhe B, të hetuar dhe akuzuar për evasion fiskal dhe falsifikime në dokumenta.

Kontrollet po kryhen nga “Guardia di Finanza”, që ka marrë sot në mëngjes mandatin për të kontrolluar banesat e këtyre personave, në të gjithë Italinë.

Mësohet se mes personave të akuzuar dhe vënë prej kohësh nën hetim janë Administratori i Deleguar i Milanit, Adriano Galliani, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis dhe ai i Lazios, Claudio Lotito.

Por në listë është edhe ish-drejtuesi i Juventusit, Jean Claude Blanc.

Mes emrave të lojtarëve që kanë qarkulluar se janë vënë nën hetim edhe Hernan Crespo dhe Ezequiel Lavezzi.

Nuk mungon edhe emri i një prokuratori të njohur si Alessandro Moggi, djali i Luciano Moggit, raporton Telesport.

Në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, punonjësit e “Guardia di Finanza” kanë qenë në zyrat e Milanit për të hetuar dokumentacionin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje