Çudit zëvendësi i De Biasit: Serbia, skuadra më e fortë që kishim në grup

23 Janar 2016, 16:28Sport TEMA

Ndihmësi i Gianni De Biassit, Paolo Tramezzani, ka thënë se Serbia ishte kundërshtari më i fortë i Shqipërisë, gjatë kualifikimeve për EURO 2016.

Paolo Tramezzani beson se Shqipëria ka gjasa për të befasuar edhe në Kampionatin Europian, përkundër faktit që kundërshtarët e saj në grup janë më të fortë.

Ai si ilustim për këtë e ka marrë kampanjën kualifikuese për në EURO 2016, ku Shqipëria përkundër faktit që ndodhej në një grup me ekipe si Portugalia, Danimarka dhe Serbia, ia doli që të kualifikohej.

Madje, sipas italianit, Serbia ishte kundërshtari më i forte në grup, transmeton GazetaOlle.

“E dimë që këto janë skuadra që ndoshta kanë më shumë kualitet se ne, ashtu sic ndodhi edhe me ato që kishim në grupin e eleminatoreve të Europianit, ku besoj madje se Serbia ishte më e forta, edhe më e fortë se Portugalia apo Danimarka, por ne treguam se mund të luajmë si të  barabartë edhe në aspektin e kualitetit”, theksoi italiani.

“Kemi dëshirë që të vazhdojmë duke surprizuar, duke bërë maksimumin, dhe pa u ndier asnjëherë të vetëkënaqur”, shtoi ai.

8 komente në “Çudit zëvendësi i De Biasit: Serbia, skuadra më e fortë që kishim në grup”

  1. enter"" says:

    Pse shkruani cudit? Cfare ka kaq cuditese ne kete deklarate? Serbia ishte skuadra me e forte qe perpara se te fillonin eleminatores, dhe madje Shqiperine e shpartalloi bukur, paster, bindeshem

    1. Lelegu says:

      Enter bythqimi, ia more janulles ne goje kete jave apo i le te teme?????

  2. kola says:

    Me se e vertete pasi ishte e vetmja skuader ne grup qe na rrahu paster me rezultatin 2-0 biles edhe ne Elbasan Arena{nuk mund te perjashtohet naj shitje te ndeshjes,duke na e len ate me Armenine},pa harruar ndeshjen ne Beograd ku drei ne hedhjen e dronit qunat tane po zhvillonin nje loje perfekte dhe ku i dihej mund te kishim dale edhe me rezultat pozitiv!

  3. Titi says:

    Po mir e ka se ato me verte
    na lodhen.duhet ta kuptojm ndryshe Jo per patriotizem.

  4. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Sigurisht.
    Serbia eshte e vetmja skuader e grupit tone eleminator , te ciles Shqiperia nuk I mori dot asnje pike ne fushen e lojes , madje nuk I shenoi dot asnje gol. Ne fakt 3-pikeshi I dhene nga gjykata e CAS , do te mbahet mend si nje rast I paprecedent ne ndeshje kualifikuese .
    Madje edhe kualifikimi I Shqiperise do te mbahet mend si nje rast I paprecedent , ku vendimtare per te kualifikuar nje skuader ka qene gjykata.
    Te pakten per keto gjera do te hyjme ne histori.

    1. Artan Iliri says:

      Shqiperia po e fitonte ndeshjne ne beograd dhe presioni ne te cilen u gjen kombetarja shqiptare ishte shume i madh, me 30,000 kafshe dhe bij bushtrash serve qe bertisnin dhe klithnin si mamate e tyre ne bordello gjate gjithe kohes, biles hodhen edhe fishekzjarre. Nuk e ke provuar ti prandaj flet.

      Normalisht qe gjykata do votonte per Shqiperine, e di ti qe me nje shtet tjeter me te fuqishem, ndeshja do ishte fituar per 3 dite ne tavoline, mos flit kot.

      Sa per ndeshjne ne Elbasan, loja ishte krejtesisht e barabarte, dhe ato dy gola qe u ben ne 3 min e fundit, ishin thjesht ceshtje fati, apo shitje ndeshje, keto pune nuk i dime ne.

      Ne e treguam veten me Armenine, danimarken, portugaline dhe sidomos ndeshjen e fundit, nderkohe qe serbia humbi shumicen e ndeshjve.

  5. Ben says:

    Tani mos boni kot si nuk doni gjo.Ne dolem si dolem,me gjykate,me ndeshje te bleme,me nje fitore tamom,ate me Portugaline.Me letra,Serbia kishte ekipin me te mire.

  6. anila says:

    @ Liku,
    E keni gabim…ju kujtoj se Rusia mori ndeshjen ne tavoline per ngjarje shume me te lehta se ajo qe ndodhi ne Beograd. Ne rastin tone, si edhe ne rastin e Rusise, u zbatua teresisht rregullorja. Nuk besoj se keni harruar ate qe bene Platini me shoke per te lene ne fuqi vendimin favorizues per Sebine. Platinine e denoi vete Zoti, sepse cdo gje ne kete bote lahet!!!!
    Serbia na mundi ne fund, sepse beme gabime te medha, por ne u kualifikuam me te drejte. Mos harroni se i morrem 4 pike Frances, askush tjeter nuk pati kete rezultat.

    Sa per deklarimet e z. Tramezzani…nuk eshte sic shkruam gazetari dhe komentuesit nuk po mbeshteten mbi theniet e zevendestrajnerit… Tramezzani tha, ne interviste, se humbi edhe Serbia, qe mendohej si skuadra me e forte e grupit. Mendohej…por ne fund mori cerekun e pikeve te Shqiperise.
    Ka ardhur koha te mos jemi kaq cinike (sic jane disa qe shkruajne dhe nuk dine se cfare jane). Shqiperia do ece dhe ky ekip (me mire keto ekipe, sepse kemi 40 lojtare te aktivizuar) do jete shume me i forte ne te ardhmen.
    Deshiroj te shtoj se shteti yne ka dekoruar e ka bere te vleresuar shume bashkekombas tanet. Le te beje kete gje edhe per Gianni de Biasi (aq me teper qe tani eshte edhe me pasaporte shqiptare) dhe Tramezzanin, qe e do me gjithe shpirt vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje