Çmendet PSG, ofron 100 milionë euro për Lewandowski

22 Janar 2016, 17:40Sport TEMA

Paris Saint Germain është në kërkim të një sulmuesi kampion dhe sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, drejtuesit e PSG-së kanë shënjestruar polakun Robert Lewandowski, që luan me ekipin e Bayern Munih. Dhe për të marrë shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar, PSG është gati të ofrojë shumën marramendëse të 100 milionë eurove. Lewandowski është në sezonin e tij të dytë me Bayern dhe në 47 ndeshje zyrtare ka realizuar 32 gola.

Për të bindur edhe lojtarin të transferohet në kampionatin francez, PSG është gati t’i ofrojë një rrogë prej 12 milionë eurosh në vit. Megjithatë, “L’Equipe” pranon edhe faktin se në krye të listës së Paris Saint Germanin janë braziliani Neymar dhe portugezi Cristiano Ronaldo, por që vështirë se lëvizin nga skuadrat aktuale. Ndërsa Lewandowski duket një objektiv me i lehtë për t’u arritur në merkaton e ardhshme të verës.

1 komente në “Çmendet PSG, ofron 100 milionë euro për Lewandowski”

  1. Nje shqiptar ne Itali says:

    Po more , shume e vertete , ishin çmendur te gjithe lojtaret , personeli i sherbimit , trajneret , madje edhe gjysma e Parisit , i kane mbyllur te gjithe ne çmendine .
    Po ç’jane keto shprehje rrugesh , more gazetare te nderuar ? Vertet , neve qe kemi ikur prej mese 20 vjetesh nga Shqiperia , shume gjera te reja te atyshme , nuk i dime , por ama , te kini pasuruar fjalorin me shprehje ordinere e qesharake , nuk na ka shkuar ne mendje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje