Le Graet: Benzema u soll si gomar dhe bëri një idiotësi

20 Janar 2016, 18:05Sport TEMA

Pak ditë në parë trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane u shpreh se Franca nuk mund të bëjë pa Karim Benzema në finalet e kampionatit europian, pasi në organikën e bluve nuk ka lojtarë të tjerë me cilësitë e sulmuesit të Los Blancos.

Për formën e shkëkqyer që po kalon 27-vjecari, i cili është i përjashtuar nga kombëtarja e Francës për shkak të përshirjen e tij në shantazhin që i është bërë Mathiew Valbuenas, foli për Lequipe edhe presidenti i Federatës Francece të Futbollit, Noel Le Graet.

“Për vlerat e tij sportive, Benzema është i pazëvendësueshëm në përfaqësuesen e Francës. Sigurisht ai bëri një idiotësi dhe u soll si gomar, por cdo person mund të bëjë gabime ne jetë.”

Numri një i futbollit francez në njëfarë mënyre kërkon ta zbusë qëndrimin ndaj Benzemasë, por nuk shprehet për një heqje të mundshme të pezullimit nga kombëtarja e Francës:

“E përsëris, Benzema është një djalë që më pëlqen shumë. Është e qartë se në këtë histori unë e kam mbrojtur shumë. Besoj se e gjithë bota ka të drejtë të keqkuptohet. Në të gjitha ambientet ka të mirë dhe të këqij që bëjnë gabime.” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje