Lazio synon Mavrajn, agjenti përgënjeshtron

20 Janar 2016, 18:03Sport TEMA

Lazio synon një tjetër goditje në mbrojtje pas afrimit të serbit Milan Bisevac. Drejtori sportiv, Igli Tare kërkon të afrojë një tjetër shqiptar në skuadrën bardhekaltër. Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn. Aktualisht, klubi po punon për largimin e argjentinasit Santiago Gentiletti dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje në këtë pistë, atëherë Lazio nuk do të afrojë asnjë mbrojtës tjetër. 30-vjeçari shqiptar i Këlnit mbetet në “lupën” e Lazios dhe këtë e bën të ditur faqja e specializuar “Lalaziosiamonoi.it”.

Gjithsesi, kjo faqe ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Klaus Berge i cili ka përgënjeshtruar nisjen e bisedimeve duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi që mbrojtësi kuqezi të zhvendoset në kryeqytetin italian pasi Këlni nuk dëshiron ta shesë. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare u kërkua me këmbëngulje nga Lazio edhe gjatë merkatos së verës së vitit 2013 kur kontrata e tij me Greuther Fürth ishte drejt fundit. Në atë periudhë ishte Këlni që arriti ta bindte lojtarin kuqezi të qëndronte në Bundeligë duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2017./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje