Befason Raul: Ndihem mirë kur Barça fiton Champions League

19 Janar 2016, 16:07Sport TEMA

Raul, legjenda e Real Madrid, i cili ka fituar Champions League tri herë gjatë karrierës së tij 16-vjeçare me “Los Blancos”, ka bërë të ditur se ka qenë i gëzuar kur rivalët e përjetshëm e kanë fituar trofeun në Berlin sepse ai beson se kjo gjë i bën mirë futbollit spanjoll. “Kur Barça fiton Champions League, unë ndihem mirë. Në fund të fundit bëhet fjalë për një ekip spanjoll dhe nuk e kam problem ta pranoj këtë”, ka thënë ish-sulmuesi i Real. “Rivaliteti është një gjë e mirë për të dy klubet: Barcelona nuk do të ishte ajo që është pa Real-in dhe e kundërta”.

“Këto dy klube kanë nevojë për njëri-tjetrin. Pse duhej t’i uroj të keqen dikujt tjetër? Nuk është pjesë e karakterit tim”. Raul ka luajtur 102 ndeshje me kombëtaren e Spanjës, duke realizuar 44 gola, dhe ka thënë se rivaliteti me lojtarët e Barcelona-s i ka pëlqyer shumë, veçanërisht me Pep Guardiola.  “Pep dhe unë ishim të dashuruar me futbollin. Rivaliteti ishte një gjë e bukur, ashtu si rivaliteti me Puyol dhe Xavi. Unë dhe Pep kemi luajtur bashkë me kombëtaren dhe jemi kuptuar gjithmonë shumë mirë në fushë. Ai është një nga trajnerët më të mirë në histori”, ka përfunduar Raul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje