Sulmuesi i Torino Fabio Quagliarella pretendon se është detyruar të lërë Napoli për shkak të letrave anonime të dërguara klubit të cilat e akuzonin për përdorim kokaine, pedofili dhe lidhje me Camorra.
32 vjeçari u transferua tek Juventus në 2010 dhe zbuloi detaje shokuese mbi largimin e tij teksa dëshmonte në procesin gjyqësor ndaj Raffaele Piccolo, një oficer policie i akuzuar për përndjekje njerëzish të famshëm përfshirë Quagliarella. “Aurelio De Laurentiis më transferoi sepse kishte marrë letra anonime dhe mesazhe telefonike të cilat më akuzonin për përdorim kokaine gjatë festave me anëtarë të Camorra.
“U detyrova të lija vendlindjen dhe Napoli më transferoi tek Juventus. U akuzova padrejtësisht si Camorrist dhe pjesëmarrës në orgji pedofilike. Presidenti De Laurentiis më telefononte çdo ditë, por pas atyre letrave ai më këshilloi të lija vendlindjen e Castellammare di Stabia dhe të shkoja në hotel, që të isha më i qetë. Pas kësaj bisede e cila u zhvilluar në zyrat qëndrore të klubit të Napoli, ai nuk më telefonoi kurrë më.” Quagliarella fitoi 3 tituj radhazi të Serie A me Juventus përpara se të transferohej tek Torino në 2014./Telesport