LISTA/ Mallkimi Ramsey, ja sa ka “hequr qafe”

14 Janar 2016, 18:05Sport TEMA

Është cilësuar si një rastësi qesharake, por në shumicën e rasteve kur futbollisti i Arsenalit, Ramsey ka shënuar gol ka ndërruar jetë një person i famshëm.

Mediat britanike shkruajnë se mund të ketë edhe raste të mëparshme, por lista me emrat e personave të famshëm që kanë ndërruar jetë pas golit të uellsianit nis me vrasjen e Osama Bin Laden, 1 maj 2011, kur Ramsey i shënonte atëherë Manchester United.

Mallkimi “Ramsey” ka vazhduar dhe persona të tjerë të famshëm kanë ndërruar jetë pas golave të tij, si Steve Jobs, Muammar al-Gaddafi, Whitney Huston, Paul Walker, Robin Williams, e të tjerë.

Për disa kohë Ramsey u harrua, duke qenë se lojtarin e ndjekin edhe dëmtime të shumta dhe golat janë të rrallë.

Por mallkimi i uellsianit duket se është rikthyer sërish. Të shtunën e javës së kaluar ai shënoi golin e dytë të ndeshjes, ku Arsenali fitoi 3-1 ndaj Sunderland dhe disa orë më pas ndërroi jetë këngëtari i famshëm David Bowie.

Por nuk përfundon këtu. 25-vjeçari duket se është në formën e tij më të mirë dhe mbrëmjen e kaluar ai shënoi golin e parë në barazimin dramatik 3-3 mes Liverpool-it dhe Arsenali dhe çuditërisht ditën e sotme vjen lajmi se aktori Alan Rickman ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare, në Londër.

Rastësi të çuditshme, por që janë kthyer në makthin e personave të famshëm.

1 maj 2011 Ramsey ka shënuar gol ndaj Manchester United – 2 Maj 2011 është vrarë Osama Bin Laden.

2 tetor 2011 Ramsey ka shënuar gol ndaj Tottenhamit – 5 Tetor 2011 ka ndërruar jetë Steve Jobs.

19 tetor 2011 Ramsey ka shënuar gol ndaj Marseille – 20 tetor 2011 ka vdekur Muammar al-Gaddafi.

11 shkurt 2012 Ramsey ka shënuar gol ndaj Sunderland-it – 11 shkurt 2012 ka ndërruar jetë Whitney Huston.

21 mars 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Koresë së Jugut – 21 Mars ka ndërruar jetë Chinua Achebe dhe 22 mars 2013 ka ndërruar jetë Bebo Valdes.

16 maj 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Wigan-it – 17 maj 2013 ka ndërruar jetë Jorge Rafael Videla.

18 shtator 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Marsejas – 18 shtator 2013 ka ndërruar jetë Ken Norton.

30 nëntor 2013 Ramsey ka shënuar gol ndaj Cardiff-it – 30 nëntor 2013 ka ndërruar jetë Paul Walker.

10 gusht 2014 Ramsey ka shënuar gol ndaj Manchester City – 11 gusht ështe gjetur trupi i pajetë i Robin Williams.

9 janar 2015 Ramsey ka shënuar gol ndaj Sunderland – 11 janar ka ndërruar jetë këngëtari i famshëm David Bowie.

13 janar 2015 Ramsey ka shënuar gol ndaj Liverpool – 14 janar ndërron jetë aktori Alan Rickman./TCh

5 komente në “LISTA/ Mallkimi Ramsey, ja sa ka “hequr qafe””

  1. roberto says:

    Aman,more po kur do bej edhe nje gol tjeter te DEDIKUAR nga ai,qe te na NGORDHE Sali Berisha??

    1. GoliMagjik says:

      Per Salihun atij i duhet te shenoje dopjete se me nje gol as ataku ne zemer nuk i ben pune…

  2. Lym Kepi says:

    Kur do e shenoj 1gol per Salen ky?

  3. erli says:

    bej nje gol per Ramen mor aman se na nxiu jeten.

  4. Akrepi says:

    Kontrolloni arkivat se e ka bere edhe nje gol per Salen ne vitin 2012 kur i ra te fiket ne festen e PD-se te kongreset, te gjithe e mbani mend
    nje dite para me duket se Ramsey kishte shenuar
    por Berisha shpetoi paq, se si duket nuk bie rrufeja ne hale….thote populli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje