Debati Alvaro-Messi që “ndezi” derbin e Katalonjës

14 Janar 2016, 16:18Sport TEMA

Ka fituar Topa të Artë më shumë se akush tjetër, por në fushën e lojës nuk konsiderohet si një legjendë, të paktën nga lojtarët e Espanyolit. Lionel Messi është bërë protagonist pa dashjen e tij në një episot të pazakontë gjatë sfidës së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Espanyol. Në “Cornella-El Prat”, mbrojtësit Alvaro nuk i mbajtën më nervat duke iu drejtuar numrit 10: “Je shumë i shkurtër”, ndërsa Messi reagoi menjëherë duke i thënë: “Ti je shumë i dobët si futbollist”.

Një debat që nuk u limitua vetëm në konfliktin verbal pasi argjentinasi doli nga fusha me probleme në fytyrë pas një dueli me mbrojtësin e Espanyolit. Por derbi i Katalonjës nuk u zhvillua vetëm në fushë por edhe në shkallët e stadiumit ku tifozët e Espanyol shpalosën banderola ofenduese ndaj lojtarëve të Barcelonës. “Shakira është e të gjithëve” shkruhej në njëjrën prej tyre, adresuar bashkëshortes së mbrojtësit Gerard Pique. Një provokim i rëndë që ka detyruar fedetarën Spanjolle të Futbollit të nisë një hetim dhe me shumë mundësi, klubi i Espanyol nuk do t’ia hedhë pa një gjobë të majme.

2 komente në “Debati Alvaro-Messi që “ndezi” derbin e Katalonjës”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Madheshtia e “Pleshtit ” ,qendron pikerisht ne ndertimin anatomik ,qe shquhet per korelacionin perfekt te bustit dhe kembeve .
    Kurse Gjenialiteti gjendet ne Genet pergjegjes qe pa dyshim i ka te trasheguara nga njeri prej prinderve ose gjysherve si te nenes dhe te babes ,por qe keta gene kane trasheguar faktorin Inteligjence ,te cilin nuk e ka patur KURRE asnjeri futbollist si perpara qe ne krijimin e Futbollit dhe as ne kohen e tanishme .
    Alvaro ,por jo Cosenza u tregua trap ,sepse MESSI iu pergjigj me dyfishin e monedhes .
    Une ,kush me ka ndjekur diten e marte ne darke ne daten 12 e kam thene ne komentin tim se lojtaret e Espanolit do te perqendroheshin tek kembet e MESSIT dhe keshtu ndodhi .
    Perndryshe MESSI duhet te perqendrohet tek e ardhmja e NEYMARIT dhe per SUAREZIN i cili nuk eshte Hokatar sikur Neymari ,por me i sinqerte dhe i drejteperdrejte ,duke manifestuar te gjithe Sanguinitetin tipik Latino-Amerikan .
    Mua me zbavit DOPO-LAVORO , Korpulenti dhe Kembe-shpejti MESSI !

    1. enter"" says:

      Mos harro qe Messi luan ne nje kampionat Medioker, ku mungon ligji anti doping, ku thyhen rregullat e transferimit te lojtareve etj.

      Lojtar I madh quhet ai qe ja del ne kampionatin Italian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje