Nga Fatjon Baze
Një nga peshëngritësit më të mirë shqiptarë, Erkand Qerimaj, ka rrëfyer disa nga sekretet e jetës së tij dhe objektivat që ai ka për vitin 2016-të.
Në një intervistë për emisionin “Legjionarët” që transmetohet çdo të hënë në, MCN Radio, valët 103.1 fm, Qerimaj ka folur për Botërorin e Houston në Peshëngritje ku nga 51 sportistë që merrnin pjesë në Kategorinë 77 kg, shkodrani u rendit në vëndin e 12-të në Baterinë B.
Gjithashtu 27-vjeçari ka bërë puiblike dhe ëndrrën tij që ka për vitin 2016-të.
Erkand, jeni renditur në vëndin e 10-të në kampionatin botëror të Houstonit. Sa i kënaqur jeni nga rezultati?
Jam shumë i kënaqur nga rezultati që kam marrë në kampionatin botëror që u zhvillua në Houston të Amerikës. Jam i kënaqur për arsye se vija nga një përiudhë ku për gjashtë muaj nuk kisha marrë pjësë në asnjë kompeticion. Dhe mendoj se kemi arritur një rezultat mjaft të mirë pasi të renditesh në “Top 10” peshngritësit më të mirë në botë mendoj se është një arritje.
Ndërkohë jeni duke u përgatitur për kampionatin europianë që këni në muajin prill. Cili është objektivi juaj?
Po, jam duke u stërvitur në palestrën që ndodhet tek stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” ku jam duke punar dhe me trajnerin tim, Zef Kovaçi. Objektivi im për kampionatin e muajit prill, është që të renditem në tre vendet e para, dhe të rikthehem në Shqipëri me medalje. Kam shumë besim se do ta arrijë ta bëjë këtë gjë, pasi jam duke u stërvituar maksimlisht për atë kampionat
Si janë kushtet e stërvitjes që ke?
Kushtet që po stërvitem janë të mira. Gjithashtu, jemi në pritje që të përfundoj sa më shpejt “Arena Olipmike” që është duke u ndërtuar. Presim që punimet të mbarojnë sa më shpejt ku do të kemi kushte akoma edhe më të mira.
Erkand, ju jeni një peshngritës që keni fituar shumë medaje. Sa e ka ndihmuar qeveria këtë sport?
Them se duhet të ketë më shumë vëmëndje, pasi sportistët në të gjithë botën janë ambasadorët e një vendi. Normalisht, duhet të vlerësohet shumë më tepër, sepse edhe rinia në momentin që ka vlerësim merret më shumë me sport. Them që edhe Ligji për Sportin, ai është kryesori që do t’i japë një impakt pozitiv sportit cilësor dhe masivizimit të sportit, sepse në momentin që ne nuk vlerësojmë sportin cilësor, si do të arrijmë masivizimin e sportit. Në momentin që ti nuk arrin të vlerësosh një arritje në europian ose botëror, si do të arrish t’i mbushësh mëndjen njerëzve që të merren me sport.
E keni mendur ndonjëherë dështimin kur jeni në mometin final kur duhet të ngrini shtangën?
Jo, realisht nuk e kam menduar asnjëherë dështimin, pasi prandaj dhe përgatitem që kur të konkuroj të jem në një nivel të lartë. Në momentin final kur duhet të ngre shtangën e vetmja gjë që mendoj është triumfi. Megjithatë, është një emocion i madh, pasi në harkun e pak sekondave nëse dështon i gjithë mundi i përgatitjeve që ke bërë të shkon dëm.
Kush ka qënë njeriu iniciator që ti futeni peshngritjes?
Në fillim nuk është se kam filluar direkt peshëngritjen. Kur kam qënë gjashtë vjeç kam provuar edhe sporte të tjera si futbolli, Kik Boksi, Karate etj. Kam qënë një fëmijë i lëvizshëm dhe normalisht do të merresha me sport. Babai është njeriu iniciator, që unë të shkoja në peshgritje duke folur me trajnera, ku jam regjistruar në ekipin e kombëtar në moshën 9-vjeçare. Aty nisi dhe rrugëtimi i rezultateve ku u shpalla kampion kombëtar, më pas kampion Europe në moshën 14-vjeçare dhe kështu me rradhë rezultate europiane dhe botërore.
Kujt ia dedikoni gjithë këto suksese?
Falenderoj Zotin për talentin dhe vullnetin që më ka dhënë. Familjen që në çdo moment të karrierës më ka ndejtur afër dhe mbështetësit e mi më të mëdhenj që më kanë qëndruar pranë në gjithë këto arritje që kam marrë.
Cili është sygjerimi juaj për të rinjtë që duan të merren me sport?
Sygjerimi im për të gjithë të rinjtë është që të merren sa më shumë me sport çfardo lloji qoftë ai. Kjo pasi sporti të shërben për të gjitha gjërat, shëndetin, argëtim, dhe antistres. Sepse të merresh me sport është investim, Jo vetëm për shëndetin por dhe për lumturinë.
Dhe në fund Erkand. Cila është ëndrra juaj për vitin 2016-të?
Ëndrra ime më e madhë për 2016-tën është që të arrijë të fitojë medalje në “Lojrat Olimpike” që do të zhvillohen në Brazil. Do të bëjë të pamundurën që të rikthehem nga Rio me një medalje olimpike e cila nuk është fituar asnjëherë. Kjo është një nga ëndrrat e mia për këtë vit që kam shumë besim që do t’ia arrij.
POik mer pirdhu qeveria ju mbeshteti ju la te ngrinit dhe flamurin ne VLOR ju dha nga 100 mij euro per titull, ju ja shperbleni duke ngren me shum doping se buk,ik se naj shpifet ja u ka fain qeveria ju, ktheni parat e taksapagusve SHQIPTAR nje her qe ja moret me mashtrim ashtu siç kthyet medaljet.