Neymar me fanellën e Real Madrid është një hipotezë që mund të realizohet në të ardhmen.
Ky është mendimi i legjendës braziliane Roberto Carlos, i cili ka zbuluar gjithashtu se është në bisedime për një kthim në Madrid.
“Unë mund ta bind Neymar të transferohet te Real Madrid”. Kjo ka qenë deklarata e bujshme e bërë nga Carlos në një intervistë ekskluzive për spanjollen “Punto Pelota”. Neymar, 23 vjeç, ka dalë i treti në garën për Topin e Artë dhe është që tani një lojtar kyç për Barcelonën, klubi ku është transferuar në 2013-ën, me katalanasit që kanë fituar sfidën me Real Madrid për të siguruar shërbimet e brazilianit.
Megjithatë, Roberto Carlos, i cili ka luajtur më shumë se 500 ndeshje në 11 vite të kaluar me madrilenët, beson se ai mund ta kthejë në realitet hipotezën e kalimit të Neymar te “Los Blancos”.
“Ai është shumë i ri dhe unë jam i sigurt se vitin e ardhshëm do të sigurojë një pozicion më të lartë në listën e lojtarëve favoritë për të fituar Topin e Artë”.
Carlos gjithashtu ka folur për një kthim te klubi spanjoll si ndihmës trajner i ish-shokut të tij të ekipit Zinedine Zidane. “Jam takuar me Real-in dhe kemi folur për të ardhmen time te klubi”, ka thënë 42-vjeçari.
Nuk besoj se Neymar do te shkoje tek Reali derisa MESSI luan tek Barca .