Sot do të caktohet fituesi i “Topit të Artë” të gjashtëdhjetë. Para se të dimë emrin e fituesit, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Neymar, le të kthehemi te shifrat e historisë prestigjioze të këtij trofeu.
1. Që nga hapja e këtij çmimi për lojtarët që luajnë në Europë, pavarësisht nga kombësia, vetëm më 1995, George Weah, fitues i “Topit të Artë” të atij viti, i përket Afrikës.
3. Numri i trofeve të njëpasnjëshëm të marrë nga Michel Platini, i shquar në vitet 1983, 1984 dhe 1985. Vetëm Messi, me katër herë radhazi “Topi i Artë” (2009-2012), e theu këtë rekord të francezit. 4. Numri rekord i trofeve të fituar nga Lionel Messi, në vitin 2009, 2010, 2011 dhe 2012. 4.63. Kjo është përqindja e votave që ndanë në vitin 2013 Cristiano Ronaldon si fitues, me 27.99% të votave, Franck Ribery, të tretin me 23.36% dhe Lionel Messi i dyti me 24.72% të votave.
6. Gjashtë vjet u bënë që kur La Liga fiton “Topin e Artë” (Messi dhe Barça nga viti 2009 deri në vitin 2012, Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid në vitin 2013 dhe 2014). Lojtari i fundit, që e ka fituar këtë trofe, kur nuk luante në kampionatin spanjoll, është Cristiano Ronaldo, në vitin 2008, ndërsa mbante veshur ngjyrat e Manchester United. 6. Numri i fituesve që ishin edhe kampionë bote atë vit që u shpërblyen me “Topin e Artë”: Bobby Charlton me Anglinë, në vitin 1966, Paolo Rossi në vitin 1982, me Italinë, Lotar Mateus me Gjermaninë në vitin 1990, Zinedine Zidane me Francën në vitin 1998, Ronaldo me Brazilin në vitin 2002 dhe Fabio Cannavaro i Italisë në vitin 2006.
7. Me shtatë trofe, Gjermania dhe Holanda janë vendet (kombet) me më shumë “Topa të Artë”: Müller, Beckenbauer (2), Rumenige (2), Sammer, Matthäus; Cruyff (3), Van Basten (3), Gullit. 8. Numri i podiumeve të akumuluar nga Lionel Messi, fitues në vitin 2009, 2010, 2011 dhe 2012; i dyti në vitin 2008, 2013 dhe 2014, ndërsa i treti në vitin 2007. Përsëri, argjentinasi është përpara Cristiano Ronaldos në këtë drejtim, me 7 podiume.
10. Kaq është në kilogram pesha e trofeut të “Topit të Artë”, që do t’i jepet fituesit të hënën, në Cyrih. 10. Numri i “Topave të Artë” në vitrinën e Barcelonës, klubit rekord në këtë drejtim: katër të Messit, dy të Cruyff, një për spanjollin Suarez, Stoiçkov, Rivaldo dhe Ronaldinho. 18. La Liga dhe Seria A e kanë mirëpritur 18 herë fituesin e “Topit të Artë”. Një rekord.
21. Mosha e Ronaldos, brazilianit, me trofeun e tij të parë, të cilin e ka marrë në vitin 1997. Ai është fituesi më i ri (me moshë) i “Topit të Artë”. 24. Kaq vite ka “Ligue 1” pa e fituar “Topin e Artë”. Për herë të fundit ka ndodhur 24 vite më parë, kur Jean-Pierre Papin, ndërsa luante me OM, e fitoi në vitin 1991. 28. Numri rekord i podiume të akumuluar nga lojtarët gjermanë: pesë herë Beckenbauer, katër herë Gerd Muller, tri herë Karl-Heinz Rummenigge e Shuster, dy herë për Kahn dhe Matthäus, dhe nga një herë për Brehme, Breitner, Klinsmann, Netzer, Neuer, Rahn, Sammer, Schnellinger dhe Seeler.
34. Franc Ribery doli i treti në vitin 2013, i treti në vitin 2014 doli Neuer, ndërkohë që Bayern Munich është në kërkim të një “Topi të Artë”, që i mungon prej 34 vitesh, nga koha e suksesit të Karl-Heinz Rummenigge, në vitin 1981. 41. Mosha kur Stanley Matthews mori “Topin e Artë” të parë në histori, nga duart e Gabriel Hanot. 43. Numri i lojtarëve që kanë fituar 59 trofetë e shpërndara që nga viti 1956.
47,88. Përqindja më e lartë e pikëve të marra nga fituesi i këtij trofeu, që nga kalimi i “Topit të Artë” si bashkëpronësi e FIFA-s dhe “France Football”, në vitin 2011. Asokohe shpërblehej Lionel Messi. 52. Fituesi i vitit 1963, Lev Yashin, është ende në pritje të pasardhësit të tij, që e fiton një trofe të tillë. Prej asaj kohe, pra 52 vite, asnjë portier nuk e ka fituar “Topin e Artë”. Vetëm shtatë të tillë janë ngjitur në podium: Yashin në vitin 1963, Dino Zoff në vitin 1973 (i 2-ti), Ivo Viktor në vitin 1976 (i 3-ti), Oliver Kahn në vitin 2001 dhe 2002 (i 3-ti, dy herë), Gianluigi Buffon në 2006 (i 2-ti) dhe Manuel Neuer në 2014 (i 3-ti).
55. Kampion bote dhe kampion i trefishtë europian, Spanja është në kërkim të një fituesi të “Topit të artë”, që i mungon nga viti 1960, me kurorëzimin e Luis Suarezit… Holanda ka pritje 23 vjeçare për një pasues të Marco Van Bastenit, ndërsa Franca pritje 17 vjeçare për pasuesin e Zinedine Zidane./ Telesport