Liverpool është gati të regjistrojë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, sipas të përditshmes gjermane “Bild”. Trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp po mendon t’i bëjë një ofertë prej 51 milionë eurosh Borussia Monchegladbach për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Kjo është shuma që klubi gjerman kërkon për 23-vjeçarin, i cili ka realizuar 3 gola në 15 ndeshje të luajtura me Monchenglabach në këtë sezon.
Klopp është në kërkim të dëshpëruar të përforcimeve në mesfushë për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë goditur klubin. Liverpool po kërkon të huazojë edhe Neven Subotic, një lojtar që Klopp e ka marrë te Dortmundi nga skuadra e Mainz, por sipas shtypit anglez dy klubet janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje, ndërsa ndeshja e Kupës së Anglisë me Exter është shumë afër (nesër).