FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku Shqipëria ka mbetur në pozicionin e njëjtë, në vendin e 38-të.
Belgjika vazhdon të jetë kombëtarja e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja, ndërsa pesëshja e parë mbyllet me Gjermaninë dhe Kilin.
Në mesin e 10-të kombëtareve më të mira janë edhe Brazili, Kolumbia, Portugalia, Anglia dhe Austria.