Nisin punimet për ndërtimin e “Arenës së Re” kombëtare.
Në stadiumin Qemal Stafa, ku do të ndërtohet edhe impianti më i madh sportiv në vend, gjeologët kanë nisur punën për studimin e terrenit dhe hartimin e projektit gjeologo-inxhinierik.
Sondat do të bëjnë 6 shpime deri në 50 metra thellësi të nevojshme për të përcaktuar natyrën e terrenit dhe kushtet fizike të tij.
Në këtë mënyrë, një premtim i përbashkët i kryeministrit të vendit Edi Rama në lidhje me nisjen e punimeve për ndërtimin e Arenës Kombëtare, është mbajtur.
Të gjitha bizneseve përreth stadiumit ju ka shkuar prej muajsh shkresa ku ju bëhet e ditur se do tju duhet të lirojnë ambientet me nisjen e punimeve për realizimin e të cilave duhet theksuar se një faktor i rëndësishëm mbetet garantimi i financave nga qeveria shqiptare, që e ka marrë seriozisht këtë projekt.
Gjithsesi vlen të përmendet se realizimi i projektit gjeologo-inxhinerik që sapo ka nisur është vetëm hapi i parë i një procesi të gjatë me disa faza që nisin me shembjen e strukturës aktuale të stadiumit Qemal Stafa, proces që mund të zgjasë 6 muaj, për t’i lënë më pas vendin nisjes së ndërtimeve.
Pritet që ndërtimi të nisë në qershorin e verës së ardhshme kur Kombëtarja do të jetë në Francë 2016 dhe sipas projektit Arena Kombëtare do të jetë gati në harkun e tre viteve./ SS
Stadium midis Tiranes ???!!!
Pse habitesh?
Hidhi nje se Bernabeut ne Madrid dhe pastaj flasim
Te veres se ardhshme apo kesaj vere? Se e ardhshmja eshte ne 2017…
Ku e stadiumin ti mor malok ne bsthore
Lajmi me I mire per te gjithe shqiptaret !
Shqiptare , te varfer , qe mezi nxirrni muajin , qe s’keni buke , qe mezi paguani dritat , te papune … me ne fund nisi punimet ndertimi I stadiumit te ri.
Kur ky stadium te jete gati , per 4 dite ne vit do te mbushet plot per te pare kombetaren , dhe per 361 ditet e tjera do te shnderrohet ne arenen e qetesise dhe heshtjes, dhe shqiptaret e uritur do te mblidhen rreth tij dhe do te shuajne urine duke pare madheshtine e tij.
E shikoni pra se sa shume do tu sherbeje shqiptareve ?
Ci doni shtepite o te pastrehe , ce doni punen o te papune , ci doni parate o lypsare. Tashme do te kemi nje stadium madheshtor.
Gezuar nisjen e punimeve !!!!
Ku bernabeu me 100.000 spektatore,e ku Ky joni me 20.000 spektatore..kur minimo do te ishte 40.000 Ne stadio do te jene vetem ministrat me grate .Po stadiumi per tifozat ku eshte.Turp
Londra i ka nja 7-8 stadiume mrena per mrena qytetit me duket?Apo e kom gabim?
— ORE…… Po sipas fotos…. duket sikur punimet kane filluar
tek STADIUMI DINAM0. …APO JO
ata po ndertojn shoping center atje mor debila
stadjumi osht vec preteksti
kur t maroj do habiten njerzit me gjithate hapsir per dyqane dhe me nji qoshe stadjum si lojna per kalamaj erija.
dhe do thon po stadjumi ku esht?
ha,puna e stadjumit ishte loja more!! do thot kapterr rramiu
Cudija e te pangopurve te politikes se Tiranes zyrtare te Edvin Rames eshte se duhet prishur me themmel stadiumi Kombetare Qemal Stafa,ne kete konteks lind pytja perse,a nuke jane ne harmoni ndetimet e deritashme me fushen e lojes dhe stadartet e saj,apo duhen prishe se eshte bere keq,nga eterit dhe bije e tyre nuke e durojne kete “percmim”,cudi!
Ne te mire te shqiptareve qe jetojne ne minimumin e varferise dhe atyre te varferve nga me te varferit e te varferve,do te ishte me mire qe shtimi i kapacitetit i ketij stadiumi te nisej duke ju bashkangjitur atij ekzistues dhe jo te kethej ne germadhe nje ndertim qe ka ne themele gjakun e qindra ish te denuarve politik dhe i qendroje kohes ne vit me madheshtine e tije,duke pritur e percjelle tre breza shqiptaresh deri me sot.Mjaft me me shkaterrime kur nje popull lengon.Mjaft me,o te pa ngopur ne leke te piset dhe pushtet me c’do forme e cmim brenda ligesise.Shteti i se Drejtes po shqyen deren e kalbur te Tiranes zyrtare ne vite,kurse ju akoma me tualet prostituash politikanesh.
Shqiperia ka nevoje per dashuri dhe jo per mashtrimin dhe grabitjen e paskrupellt te rradhes.
Mekati dhe paturpesia juaj ne shperdorim dhe grabitje e taksapaguesve shqiptare,apo ne terror qe ka shtuar pas qindra viktima te pafajshme te rradhes,do tu coje shume shpejt ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.
Doni apo nuk doni ju o pjese e jashteqitjes shqiptare ne te tre pushtetet, Shteti i se Drejtes shume shpejt do te vije,dhe ju do te perballeni me te ne banken e akuzes si per korrupsion golopant,ashtu dhe per dhjetra tragjedi ne det e toke,si Otranto,dhe tragjdite e skamave piramidale ne vitin 1997,98,dhe Gerdeci e 21 janari,duke mos harruar vrasesit e pa ndeshkuar te Hajdarit,Xhindit,Olldashit,dhe bankierit Sato etj.Besoni dhe mos vazhdoni te mashtroni,grabisni,terrorrizoni duke shtuar pas viktimat e rradhes se lufte se felliqur brenda djallit,se do ti shtoni vetes me shume vite heqje lirie ne burgjet e sigurise se larte ne Burrel,aty ku eterit tuaj burgosn fjalen elire.