De Biasi: E “shesim shtrenjtë lëkurën” në Europian

3 Janar 2016, 13:38Sport TEMA

De Biasi sërish protagonist në mediat italiane. Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit e fillon mediatikisht vitin me një intervistë për të përditshmen “Il MessageroVeneto”, ku flet për Kombëtaren duke dhënë opinionin e tij edhe mbi cështje të ndryshme për futbollin italian.

Gjithcka nis me elozhet e paevitueshme ndaj trajnerit për arritjen e mrekullueshme me kualifikimin e Shqipërisë në Europian me De Biasin që e nis me një batutë përgjigjen se cili do të jetë objektivi i kuqezinjve në Francë.

“Ta fitojmë, – thotë fillimisht De Biasi duke shtuar, – Përtej shakave ne duam të bëjmë një figurë të mirë. Do ta shesim shtrenjtë lëkurën me të gjithë. Francën e kemi mundur, Rumania është një skuadër në rritje dhe po ashtu dhe Zvicra është e fortë”.

Trajnerit nuk i duhet shumë për të evidentuar se cila është arma më tepër e Shqipërisë duke u shprehur. “Ndjenja e përkatësisë me Kombëtaren. Djemtë janë me të vërtetë të lidhur me flamurin e tyre dhe në fushë lojtarët japin 101%:”.

Sic bën pothuajse gjithmonë në daljet e tij për mediat e përtej Adriatikut edhe këtë herë trajneri i Kombëtares nuk harron të bëjë “sponsorin” për talentet e futbollit shqiptar, kur pyetet se cilët futbollistë të rinj do ti këshillonte klubeve italiane nuk hetizon të shprehet se “përvec Manajt që është te Interi dhe debutoi me gol në Kombëtare, ai ju sugjeron Milot Rashicën që luan te Vitesse, si dhe Liridon Latifin, 22-vjecarin që luan te Skënderbeu të cilët mund të bëjnë shumë mirë sulmuesin e dytë”./SS

10 komente në “De Biasi: E “shesim shtrenjtë lëkurën” në Europian”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    D.m.th e pranove edhe ti ?
    Do ta shisni shtrenjte lekuren ?
    E rendesishme eshte qe keni vendosur ta shisni.

    Sigurisht , pas blerjes se shtrenjte ne Armeni , tani paskeni vendosur edhe te shisni ? Bravo , urime per biznesin e ri te shit-blerjes.
    Mos harroni kuponin tatimor te pakten , qe cdo gje te jete legale , dhe te gjithe shqiptaret , te pakten ta marrin vesh se sa do harxhoni.

    Vetem se ka 1 problem.
    Per te blere , nuk e keni problem se mjafton te keni para.
    Por per te shitur eshte problem , sepse malli duhet te jete I mire.
    Por , ne futboll Shqiperia eshte nje skuader teper modeste , d.m.th nuk eshte mall I mire , dhe nuk harxhon njeri para kot per nje mall qe mund te merret edhe falas.

  2. Tifozi Francez says:

    Z. De Biazi ,
    Jam nje tifoz francez
    Desha te pyes , sa ju kushton lekura , sepse nese eshte cmim I perballueshem dua ta ble , sepse nuk dua qe kombetares sime ti hapen probleme me Shqiperine.

    Ju lutem , beni edhe ndonje ulje pazari , se kohe krize eshte gjithandej.

  3. poli says:

    o lik debatikasi( me fal debatuesi) e ka then italisht ai “sara durissima, ma venderemo cara la pelle. tema e ka perkthyer fjal per fjal, po ajo thenie ka kuptimin: “do te luftojm der ne frym te fundit”. Kaq per ty hajt shnet tani.

    1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Ti nuk e ke kuptuar fare komentin tim qe eshte ne shqip , dhe pretendon te kesh kuptuar komentin e Ganiut qe qenka bere ne italisht.

      Po shprehja ” Francen e kemi mundur” qe ka thene De Biazi e ke kuptuar ?
      Po shprehjen e thene me pare se “… Franca mund ta pesoje si Brazili…” , e ke kuptuar ?
      Po shprehjen “… Skuadrat e medha nuk vijne te luajne me ne se kane frike mos humbin…” e ke kuptuar ?

      Te gjitha keto jane shprehje te nje trajneri te fryre si gjel , por qe do ti bien puplat shpejt. Disa pupla I rane ne ndeshjen miqesore me Gjeorgjine qe beme ketu.

      1. poli says:

        or mik a po flet per ca ka thon ai ne ket intervist aca?
        http://messaggeroveneto.gelocal.it/sport/2016/01/03/news/de-biasi-e-l-udinese-il-mio-grande-rimpianto-1.12712777
        ja ku e ke intervisten e plot.
        ka thon e kemi mundur francen? te verteten ka thon e mundem iher dhe kemi mundsi ta mundim prap e pse jo. ca ka ktu per te mos kuptu. ti me teorit e tuja te shitblerjes.
        tha qe ekipet e mdhaja na kan frik? e thot per ti dhon zemer lojtareve te vet o liku.
        e sa per neshjen me armenin qe luanin armenet si te ngordhur sdo te thot qe esht shit neshja.para nji jave u rraf arsenali 4-0 nga southhamptoni, un e pash neshjen arsenali komplet i ngordhur, ca do me thon qe e shiten dhe ato?
        ti o like pirdh e pellit sa te duash po fakti esht qe shqipet do lujn ne evropian.

        1. liku-- - Kush me shan per debat nuk ia mban says:

          Ha Ha Ha
          ” I thote per tu dhene zemer lojtareve ”

          Po patjeter.
          Kur e tha kete shprehjen qe “…skuadrat e medha kane frike te luajne kunder nesh…” , ishte para ndeshjes me Gjeorgjine.
          Dhe lojtaret aq shume moren zemer , sa mezi barazuan me skuadren e 10 ne bote…nga fundi.

          Sa per Armenine , po si shpjegohet qe Armenet luajten si te ngordhur vetem me Shqiperine ?
          Po ndeshja Suedi-Danimarke ne kampionatin evropian qe doli 2-2 dhe e hengri Italia , pse u quajt e trukuar ? Apo se keshtu I desh qejfi tifozeve italiane ? Le ta quajme edhe ate ndeshje normale qe doli rastesisht me te vetmin rezultat qe I duhej te dyja skuadrave.

          Meqe I hyre komentit , dhe e kuptoke mire psikologjine e Ganiut , a mund te ma shpjegosh edhe thenien e De Biazit , I cili duke folur per perballjen e Shqiperise me Francen that se :..” Franca mund ta pesoje si Brazili ne Boteror …”

  4. pog says:

    me shtrenjte se sa e keni shitur ju te greku

  5. Rrushit Bilbil Gramshi says:

    Te dashur komentues Liku,Tiku, Firifiku etj.,
    mesoni cfare jane njesite fraziologjike ne gjuhen e nje kombi perpara se te beni paralelizma foshnjareke apo injorante. Si do te kuptoheshin shprehjet ne gjuhen ialiane ose ne s’do gjuhe tjeter te botes;”Me more ne qafe”, Derziu ti”, “Per mustaqet e Celos”,etj.,etj.

    1. liku--- Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Te gjitha keto shprehje qe ke permendur ne gjuhen shqipe kane 2 kuptime : Kuptimin e drejtperdrejte dhe kuptimin letrar.

      p.sh
      -Me more ne qafe —- Ka kuptimin e drejtperdrejte p.sh kur prindi e hipen femijen ne qafe , por ka edhe kuptimin e dyte letrar.

      – Edhe mustaqet e Celos , kane 2 kuptime , sepse nuk besoj se ti mund te kuptosh dicka tjeter kur shikon nje person me emrin Celo qe ka mustaqe !!!

      Problemi eshte se me cfare kuptimi e ka thene De biazi ate shprehje , me kuptimin e drejtperdrejte apo me ate letrar ?
      Une preferoj te marr kuptimin e drejtperdrejte dhe komentoj mbi ate.
      Eshte e drejta ime.
      Ti po deshe merr kuptimin letrar.
      Ose le te dale prape De Biazi , dhe te shpjegoje me c’kuptim e ka thene.

      Vetem se kini parasysh se edhe une mund te kem nje kuptim letrar kur them : ” Ndeshja ne Armeni u ble”. A mundet dikush ta gjeje kuptimin e dyte ?

    2. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Varet se si I kupton ato shprehje.
      Po sikur prane teje te kaloje nje person me emrin Celo I cili ka mustaqe ? Atehere shprehja “Per mustaqet e Celos” , merr kuptimin e drejtperdrejte . Provo ta thuash , dhe do te shikosh qe Celua do te ktheje koken !!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje