Mario Baloteli mund të rikthehet tek Liverpuli

2 Janar 2016, 13:02Sport TEMA

Mino Raiola, agjenti i sulmuesit Italian Mario Baloteli është duke planifikuar për të hyrë në bisedime me teknikun e Liverpulit, Jurgen Kloop, për ta bindur atë që ti japë një shans për ta rikthyer Italian në “Anfild Road”.

Baloteli është në huazim tek skuadra e Milanit ku është aktivizuar në katër takime duke shënuar një gol, dhe që prej muajit shtator nuk ka luajtur më për shkak të një operacioni.

Por agjenti I Italianit dëshiron që Klopp ti jap një mundësi të dytë klientit të tij, për të shpalosur vlerat e tij në fushën e lojës.

Baloteli u transferua tek Liverpuli gjatë merkatos së verës në vitin  2014 për 16 milionë euro, pas largimit të Luis Suarez drejt Barcelonës.

Por sulmuesi nuk ishte në formën e duhur duke zhvilluar një sezon të dështuar si për të ashtu edhe për klubin./f.b

1 komente në “Mario Baloteli mund të rikthehet tek Liverpuli”

  1. k says:

    Per fat që asnji nuk i jep më rëndësi,
    karlliqeve tuaja o koqe kanari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje