Transferimi në një klub si Barcelona është ëndrra e çdo lojtari. Por, ka raste kur veshja e ngjyrave blaugrana mund të kthehet në një makth.
Kjo i ka ndodhur Sergi Guardiola-s. Sulmuesi i talentuar firmosi kontratën që e lidhte me Barçën B dhe vlerësohej si përforcim premtues për të ardhmen. Megjithatë, eksperienca e tij me klubin zgjati vetëm tre orë.
Nëpërmjet një deklarate zyrtare, Barcelona njoftoi prishjen e kontratës me Sergi Guardiola-n. Klubi e argumentoi vendimin me një postim të disa viteve më parë në Twitter nga lojtari, ku përdorte fraza ofensive ndaj ekipit dhe krahinës së Katalunjës.Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2013, kur përpara sfidës El Classico fillimisht Sergi Guardiola kishte shkruar forca Madrid, ndërsa i ishte përgjigjur me ofendime komenteve të tifozëve të Barçës që e shanin.
Pikërisht nga ai episod erdhi edhe vendimi i drejtuesve blaugrana që të prishnin kontratën e sapo firmosur me futbollistin e ri, edhe pas kritikave nga tifozët dhe polemikave me të cilat u shoqërua ky përforcim.
Hajde klub hajde. Mentalitet kompleksiv dhe provincial. Konkretizim I kesaj ka qene sjellja ndaj Figos ne nentor te 2002, ku tifozet e kesaj skuadra kane bere nje scandal vetem se Figo luante per Realin. Murinjo kishte te drejte qe I thoshte lojtareve te Realit: Ata edhe femijet e vegjel I mesojne me urrejtje patologjike ndaj Realit.
Qysh ketu duket se kush eshte klub I madh.
Atje ku ha nuk dhitet!
Nuk eshte e arsyeshme ,kjo prishje kontrate .
Ndjenja e tifozllekut eshte personale dhe nuk i prish pune askujt .
Klubi blaugrana ,ka rene ne pozitet e separatizmit ,gje qe nuk eshte progres por regres .