Trajneri i Rumanisë: Shqipëria kandidate për kalimin e grupit

27 Dhjetor 2015, 12:32Sport TEMA
Trajneri i Rumanisë: Shqipëria kandidate për kalimin e grupit

Më 19 qershor në Lyon, Shqipëria dhe Rumania do të luajnë ndeshjen e fundit në Grupin A të Europianit, me dy skuadrat që me shumë gjasa në këtë sfidë do të përcaktojnë mes tyre dhe se cila mund të kalojë më tej për në fazën e 1/8.

Një përballje e vështirë dhe për rumunët, me zv.trajnerin e Kombëtares së fqinjëve ballkanas, Viorel Moldovan, që në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick” ka theksuar se shorti nuk është aspak i lehtë për rumunët.

Ndryshe nga mediat e vendit të tij, që nuk e marrin në konsideratë kombëtaren kuqezi, ish-sulmuesi i përfaqësueses rumune në Euro 1996 dhe 2000 e Botërorin e vitit 1998 beson se Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar.

Madje Moldovan e cilëson si një skuadër shumë të fortë. Sipas zv.trajneri të Rumanisë favorit për kalimin e grupit në Europian është padyshim Franca, si vend organizator ndërsa 3 skuadra e tjera, Zvicrën, Rumaninë dhe Shqipërinë gjithashtu i sheh në garë për vendin e dytë. Për Moldovanin madje Shqipëria dhe Rumania kanë një të përbashkët në lojën e tyre, të dyja ekipet luajnë shumë të disiplinuara dhe kjo mund të jetë dicka pozitive përballë skuadrave si Zvicra e Franca./SS

2 komente në “Trajneri i Rumanisë: Shqipëria kandidate për kalimin e grupit”

  1. liku -- Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Cfare thua ore !
    Shqiperia eshte kandidate per fitimin e trofeut.
    Kalimin e grupit as nuk e llogarisim fare.

  2. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Po cfare thua more ?
    Shqiperia eshte kandidate per fitimin e trofeut.
    Kalimin e grupit as nuk e llogarisim fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje