Barcelona, Neymar pranë rinovimit me pagë faraonike

24 Dhjetor 2015, 15:42Sport TEMA

Rinovimi i Neymar është kthyer në çështje dite te Barcelona. Sipas mediave pranë klubit katalanas, bisedimet mes palëve do të nisin në muajin janar dhe në kontratën e re parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i pagës që do ta bëjë brazilianin lojtarin e dytë më të paguar pas Lionel Messit.

Lojtari dëshiron të qëndrojë sa më gjatë në “Camp Nou” duke ia thjeshtuar punën presidentit Bartomeu, i cili kërkon ta zgjidhë këtë çështje pa bërë shumë zhurmë.

“El Mundo Deportivo”, agjenti i Neymar dhe administratori i deleguar i klubit kanë nisur kontaktet për të vendosur pikat mbi “i” pasi nyja më e rëndësishme që duhet zgjidhur është ajo e pagës por edhe të drejtat e imazhit të lojtarit.

Familja Neymar po kalon një moment negativ për shkak të prtoblemeve me autoritetet fiskale që kanë konfiskuar 40 milionë Euro pasuri në Brazil. Kjo shpjegon faktin se përse i ati që është edhe agjent i Neymar, kërkon një pagë sa më të lartë.

Aktualisht, sulmuesi përfiton rreth 8.8 milionë euro nga kontrata që skadon në vitin 2018. Në krahun tjetër, Lionel Messi arkëton rreth 20 milionë dhe sipas të gjitha gjasave, paga aktuale e brazilianit do të dyfishohet, kjo edhe për pasojë të rritjes së nivelit në fushën e lojës.

Kontrata e re parashikon bashkëpunimin deri në vitin 2021 dhe klubi kërkon të vendosë një klauzolë shitjeje deri në 250 milionë Euro.

1 komente në “Barcelona, Neymar pranë rinovimit me pagë faraonike”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Kushdo qofte Neymar apo MESSI ,nuk e meritojne nje page te tille ,por kjo eshte bota e biznesit ne te cilen ne jetojme .
    Kur permend keta te dy ,as qe e mar mundimin qe te permend te tjere lojtare ,pos Suarezit qe momentalish eshte mire , te cilet do ta meritonin kete page .
    Perndryshe gjej rastin qe te PERSHENDES ne :
    Radhe te pare ,gjithe stafin e “TEMES ” ,
    Komentuesit e ketij blogu si “Argita B , Englandin ,Berton ,Nikoja , Madrilen Shkodranin , Maradonen ,Guxhon , Tironcin Lugano ,Akrepin ,Horrin e Bulevardit dhe ndonje tjeter qe nuk ja kam permend emrin momentalisht :
    Gezuar Krishtelindjet dhe paci gjithe te mirat ne familjet tuaja .
    Ne prape se prape do vazhdojme qe te “LEHIM ” gjithsekush nga Zinxhiri ku na kane lidhur !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje