Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit pezulloi me 5 ndeshje sulmuesin e Partizanit, Xhevahir Sukaj, për shkak të gjestit antisportiv gjatë ndeshjes me Skënderbeun.
Shkodrani u ndëshkua me karton të kuq, pak minuta pasi hyri në fushë, pasi goditi me grusht mbrojtësin Arapi.
Komisioni i Disiplinës dënoi edhe klubin “Partizani” të luajë ndeshjen e ardhshme pa tifozë, për shkak të incidenteve në sfidën e fundjavës në Korçë.
“Të kuqtë” kryeqytetas do të paguajnë edhe një gjobë prej 100 mijë lekësh, ndërkohë që do të zhdëmtojë klubin korçar për stolat e thyer nga tifozeria e tyre.
Nuk u ka shpëtuar dënimeve as klubi i Skënderbeut, i cili për sjellje të keqe të tifozerisë së saj është dënuar me dy ndeshje pa tifozë dhe me një gjobë prej 200 mijë lekësh.
Haaaaa o gazeta zerri i popullit,me dore te hekurt thote gazetari!Sot shkruan pas 2 ditesh,nga ndeshja.Ku eshte dora e hekurt ketu?u denua skenderbeu me 2 ndeshje per arsye sepse nuk hodhi stola ne fushe,nuk i vuri zjarrin stadiumit?ku eshte dora e hekurt ketu?Sukaj meritonte pezullim per kete sezon futbollistik,por partia me ne krye komandantin legjendar..veproi drejt.Ik meso njeher c’fare eshte futbolli,pastaj ver tituj bombastik me urdher te kq te partise.
Korcar, n.q.s. do japesh nje opinion, jepe drejt dhe si i paanshem, jo si pale.
Keto vendimet e FSHF duken disi tendecioze..Gjithmon i ndodh Skenderbeut “te dhunohet”..nga Flamurtari,Tirana,Partizani–e gjithmon Skenderbeu nuk “ka faj”,..denohet Vlora,tirana,Partizani..
Flitet qe Skenderbeu eshte i perkedheluri i FSHF…elbete Duka eshte pronar anonim i Skenderbeut.
E lexove lajmin? Edhe Skenderbeu eshte denuar.
……vec parat I merr ke partizani ; por eshte kunder partizanit per te dale kampion ,……..e beri kete gjest me qellim qe ti prishe pune partizanit……kjo eshte e vertete – mbajeni mend te gjithe ju qe jeni me partizanin……
Qëlloj me grusht lojtarin dhe u dënua 5 ndeshje? Hahaha, ai duhet te perjashtohet nga futbolli. Dor pambuku thuaj.