​Barcelona në majë të botës, fiton Botërorin e klubeve

20 Dhjetor 2015, 13:47Sport TEMA

Barcelona bëhet skuadra e parë që fiton tre herë Kupën e Botës për Klube, pasi sot në Japoni mposhti River Platen me rezultat 3:0.

Katalunasit këtë trofe e kishin fituar edhe dy herë më parë në vitin 2009 dhe 2011, ndërsa kishin dështuar në vitin 2006.

Golat u shënuan nga Messi dhe Suarez dy herë.

Dy herë këtë trofe e ka edhe Corinthians, që e kishte fituar në vitin 2000 dhe 2012.

Më poshtë keni skuadrat që e kanë fituar Kupën e Botës për Klube nga viti 2000, që kur ka marrë emërtimin e ri, pasi më parë quhej Kupa Internacionale, 2000 Corinthians (Bra), 2005 Sao Paulo (Brazil), 2006 Inter Porto Alegre (Brazil), 2007 Milan (Ita), 2008 Manchester United (Eng), 2009 FC Barcelona (Esp), 2010 Inter Milan (Ita), 2011 FC Barcelona (Esp), 2012 Corinhians (Bra), 2013 Bayern Munich (Ger), 2014 Real Madrid (Esp), 2015 FC Barcelona (ESP).

4 komente në “​Barcelona në majë të botës, fiton Botërorin e klubeve”

  1. TOTILA DIREKTAN PRENOS says:

    Qe fiton BARCA nuk eshte lajm .
    Lajm eshte qe REALI sot beri 10 GOLA …….kunder ekipit qe eshte ne vendin e 18-19 ne La-Liga .
    Ketij i them ekip bote une ,jo BARCES.
    Hajde Real ,hajde ,cfare ekipit kur thojne shkodrant’ .

    1. Akrepi says:

      Totila
      sot ka qene reali me i turpshem i historise
      madje po te lexoje edhe komentet e vete tifozeve te realit ishin indinjuese, pasi kritikonin skuadren per shfaqjen e turpshme
      sepse e keqja ishte se turperoi ekipin e te njejtit qytet, ekip mik qe si ka prishur kurre pune Realit, sikurse dhe Getafe
      Sot reali me ate qe ndodhi mund ta mbyllte 4-2 si ne pjese te pare, ja edhe nje me teper 5, por jo ashtu
      Tani pervec atletikos se madridit ta siguroj se Reali do ket armik te brendshem edhe Rayo Valekanon
      per te mos hyre te arbitrimi, ku edhe vete ne madrid jane shokuar se me shume arbitri u prishi imazhin me nderin qe u beri se sa u ndreqi pune
      te japesh ate penallti dhe per me teper te kuqin e dyte, e turpshme vertet
      kur Rajo po fitonte 1-2 ia permbysi ne menyre te barabarte, dhe u duk ashiqare qe Real kishte nevoje per ndihmen e arbitrit dhe e mori
      nejse pune e tyre
      Rendsei ka qe Barca te jape spektakel
      KAQ
      totila te pershendes
      qente le te lehin shoku, karvani perpara ndaj mos te merzitemi me ata qe shajne, se nga injorantet dhe idiotet nuk ke pse pret mirekuptim dhe miresjellje

    2. thanas says:

      Te kene turp keta te Realit, qe ben 10 gola, kur kundershtaret ishin me dy lojtare me pak. Turp.

  2. Barcelona says:

    Po mire reali qe s’ka turp, po ju kaq budallenj jeni qe shkrimi eshte per Barcelonen dhe ju shkruni per Realin? Tamom Pune shqiptaresh injorant dhe kompleksiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje